Të marrim të krishterët!
Merkel mori një vendim të rëndësishëm për krizën e regugjatëve duke u hapur portat sirianëve. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe qeveria jonë. Të hapë portat. Por ne duam të krishterët.
Alessandro Sallusti*
Pas një mpirje që zgjati disa vjet më në fund kancelarja gjermane Angela Merkel vendosi që situata e emigrantëve është një rugjencë reale që duhej zgjidhur.
Më shumë se për motive humanitare kancelarja lëvizi për të evituar një bastisje më të madhe.
“Po marr disa sirianë”, lajmëroi Merkel duke hapur kufijtë për dy ditë dhe duke marrë duartrokitje nga gjithë bota.
Asnjë nuk e ëndërroi që ta cilësonte si raciste pasi diskriminoi realisht popuj dhe raca të ndryshme. Kancelarja vendosi që sirianët janë më të përshtatshëm për t’u integruar në shoqërinë gjermane krahasuar me popuj të tjerë dhe kështu bëri, pranoi vetëm sirianët.
Unë kam dëshirë t’i bëj një propozim. Qeveria italiane të hapë një korridor humanitar preferencial në mënyrë që të marrë vetëm emigrantë të krishterë. Në kufijtë e mundësive tona ose kuotë të përcaktuara në një marrëveshje me ndërkombëtarët.
Dhe kur them të marrim të krishterë duhet të kemi parasysh që më shumë se 1 milion e 400 mijë të krishterë lënëvë vendet e tyre për shkak të diskriminimit fetar. Ata vërdallosen nëpër botë në kërkim të shpëtimit por nuk po trajtohen njësoj si sirianët. Askush nuk po kujtohet për ta.
Të krishterë nga Siria, Iraku, Pakistani, Eritrea dhe vende të tjera po ia mbathin për shkak të diskriminimit nga regjimet islamike në këto vende. Nëse nuk ia mbathin me ta do të bëhet një kasaphanë. Do të ekzekutohen nga vetë shtetet ose në rastin më të mirë nga banda keqbërësish që veprojnë me komandë të shtetit të tyre.
Nga 200 mijë emigrantë që kanë zbarkuar në Itali gjatë 2015 llogaritet që 1 në 8 prej tyre të jetë i krishterë. Pra 25 mijë refugjatë të ardhur në Itali janë të krishterë. Por askush nuk po e vret mendjen për ta.
Pra më shumë se 25 mijë persona që përçmohen vetëm për shkak të besimit të tyre të krishterë. Shumë prej tyre kanë marrë me vete edhe çertifikatat e pagëzimit me idenë se do të trajtoheshin më mirë dhe do t’u jepej mundësia të jetonin si njerëz, por në të vërtetë ata po shpërfillen.
Në Itali të paktën ajo çertifikatë shihet si një leckë dhe asgjë më tepër. Nuk dua ta shqetësoj Papa Françeskun që ka shumë gjëra për të menduar, por ajo turmë e besimtarëve besnikë që persekutohen pse besojnë në Zotin Tonë, meritojnë diçka më shumë se të shpërndahen nëpër kampe ku nuk trajtohen si qenie njerëzore.
Drejtuesve tanë ndoshta u duhet rikujtuar se çfarë thoshte gazetarja ateiste Oriana Fallaci, që “Krishtërim do të thotë të garantosh lirinë e Perëndimit:.
Nëse Merkel mund të diktojë preferencat e saj, atëherë edhe qeveria jonë mund të bëjë të njëjtën gjë, apo jo? Pa shqetësuar së tepërmi konceptin e “emigrimit kultural të përputhshëm”, që i leverdis një pjese të Kishës, le t’i bëjmë të vlejnë çertifikatat e pagëzimit. Është një pasaportë e bukur. Është edhe pasaporta jonë! /Përshtati: Amarildo Lumani
*Koment për të përditshmen italiane ‘Il Giornale’