Të mos i mbulojmë fatkeqësitë me dhe por t’i bëjmë shkollë për të mësuar

Nga Mentor Kikia –

Nagoya eshte nje qytet me rreth 3.5 milion banore ne Japoni. Neper rruget e tij ka pa fund “vrraga” te mbushura me bitum, qe tregojne plasaritjet sa here bien termete. Por qyteti lartesohet madheshtor.

Ky eshte nje shembull se si nje popull meson nga fatkeqesite, i perdor ato si shkolle per te permiresuar menyren se si te mbrohet nga forcat e natyres, te cilat nuk i kontrollon dot.

Ne nuk veme mend nga fatkeqesite, natyrore apo njerezore qofshin. I mbulojme me dhe, si macja jashtqitjen, dhe i harrojme. E ato perseriten….

Keshtu harruam diktaturen, kemi harruar njera pas tjetres permbytjet qe shkaktojne deme cdo vit.

Do ta harrojme edhe termetin. Mos u habisni. Vetem kronikat televizive ne you tube do te mbeten. Asgje nuk do te ndryshoje.

SHKARKO APP