Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të rifitojmë BE përpara se ta marrë Bannoni

Forum E premte, 20 Gusht 2021 01:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analizë nga Dojce Welle/

Për të pasur sukses kundër populistëve, partitë europiane duhet të kenë guxim për t’u reformuar, shkruan analisti rumin, Radu Magdin. Edhe emocionet luajnë rol te forte. Vetëpërmbajtja është një virtyt europian. Por vini re: Sot bota e ka humbur ekuilibrin, të paktën matur me standartet e 30 viteve të fundit, aleatët përcaktohen si armiq, gjithkush e shkruan diversifikimin me gërma të mëdha, e në botë rri pezull një ndjesi pasigurie. Në Bruksel e kryeqytete të tjera europiane flitet gjithnjë e më shumë për kompetencat e zgjeruara europiane dhe sovranitetin. Rrallë ka pasur provokime të tilla kundrejt projektit europian me inkurajimin që Donald Trump i dha daljes nga BE dhe paralajmërimit të Steve Bannon, se do të themelojë një fondacion në Europë, nga ku shpreson shpërndarjen e populizmit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 12 minutash
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

“Make Europe great again”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për europianët dhe politikanët e BE ka ardhur koha të ndihmojnë Europën të kujtojë madhështinë e saj -“Make Europa great again”. Ata duhet ta rimarrin kontinentin, para se ta bëjë Steve Bannon. Partitë kryesore politike, partitë popullore konservatore, ato socialdemokrate europiane dhe aleanca e liberalëve dhe demokratëve ndodhen para zgjedhjeve në maj 2019.

Europa duhet të pozicionohet qartë: Jemi mbrojtës apo reformues të rendit botëror që kërcënohet nga Trump, Putin dhe vende të tjera? Fjalët e shkrimtarit Giuseppe Tomasi di Lampedusa nga romani “Leopardi” janë të qarta: “Nëse duam që gjërat të mbesin siç janë, kemi nevojë për ndryshime.” Pra, reformat janë të domosdoshme.

Europa-Gastkolumnist Radu Magdin (Privat)Radu Magdin

Aktorët kryesorë të politikës botërore duhet të rifreskojnë aftësitë e tyre të drejtimit të narrativit europian. Për këtë kemi nevojë për një strategji të përgjithshme, që mbështetet në principe. Rindërtim, riinterpretim dhe riformulim. Kjo kërkon fantazi dhe guxim, një strategji të zgjuar për të reduktuar suksesin e përfaqësuesve nga periferitë e spektrit politik.

Rindërtimi: Duhet një marrëveshje e re shoqërore

Partitë europiane duhet të kuptojnë, se marrëveshja aktuale shoqërore dhe modeli shoqëror duhet të verifikohen. Këto rinovime duhet të kalojnë në masa të politikës. Duhet të pyesim veten se si i kuptojnë demokracitë tona reagimet e qytetarëve. Votuesit janë të pakënaqur me shpërndarjen e përfitimeve të globalizmit dhe rënien e rrjetit të sigurisë nën kushtet e internacionalizimit dhe lëvizjes së lirë të kapitalit.

Pabarazia nuk është fjalë boshe, por realitet. Kush e injoron atë në nivelin politik, do të paguajë një çmim të lartë. Hapi i parë dhe kryesor për rindërtimin e “politikës mainstream”, të partive kryesore është t’u vihet kufiri mekanizmave të neoliberalizmit dhe të gjendet një ekuilibër funksional mes fuqive të tregut dhe shoqërisë. Temat që prekin njerëzit duhet të shqiptohen: Si mund t’ia dalim që globalizimi të funksionojë për të gjithë? Si mundet që një politikë më e mirë migrimi të zbusë frikën ekonomike dhe kulturore të njerëzve? Kemi nevojë për një kontratë të re shoqërore. Refreni “një Europë që mbron” mund të funksionojë, po të mendojmë, se sulmet ndaj periferive të spektrit politik janë strategjia më e mirë. Të mos bësh asgjë do të thotë që t’ua lësh populistëve “fortesën” Europë.

Riinterpretimi: “Popullor” pa qenë populist

Bëhet fjalë t’ua shkulësh dhëmbin përgjigjeve të thjeshta të partive radikale për problemet e sotme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shumë pak dallime mes të majtëve dhe të djathtëve të konsoliduar. Konkurrenca politike ofron shumë pak hapësirë, partitë e konsoliduara nuk ia dalin të bëjnë për vete me narrativin e tyre njerëzit. Politika e ka lënë hapësirën publike dhe është fshehur pas dyerve. Ajo është teknike, pa frymëzim, e ftohtë.

Një nga leksionet më të rëndësishme të dy dekadave të fundit: Politika duhet të rifitojë rëndësinë në sytë e qytetarëve. Kjo mund të bëhet, vetëm nëse partitë popullore e lënë zonën e rehatisë të dikurshme dhe sjellin vizione që i bëjnë qartësisht të dallueshme nga partitë e tjera. Kemi nevojë për një politikë që të mbështetet në masë të madhe në parime dhe vlera. Nuk është e thjeshtë të ripolitizosh temat që u jepen ekspertëve, dhe në të njëjtën kohë të kujdesesh që të mos e prishësh konsesusin minimal që kemi nevojë si shoqëri demokratike. Nëse kjo strategji funksionon, partitë populiste dhe nacionaliste do mund të izolohen, dhe vëmendja e qytetarëve do të drejtohet tek një qendër e re. Qëllimi i partive të konsoliduara duhet të jetë të bëhen “popullore” pa qenë populiste.

Riformulimi: Fjalë të reja, emocione e histori të reja

Një politikë e re nuk është e plotë pa një gjuhë të re, një fjalor të ri. Duhet të tregojmë kujdes se si funksionon truri politik, sa të rëndësishme janë emocionet, mitet, historitë. Më shumë se kurrë nevojitet një akt ekuilibrues: Ne duhet të themi, se sa komplekse është bota, ku jetojmë sot, (dhe të sjellim narrativin e komplikuar dhe mënyra të reja trajtimi), por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë parimin e vjetër KISS- Keep it short and simple -mbaje shkurt dhe thjesht.

Ky ekuilibër i ri është i mundshëm vetëm me përbërës të tjerë të rëndësishëm – emocionet, empatinë, guximin, përgjegjësinë.

Për të qenë spikatës dhe të tejkalojmë marshimin e populizmit dhe nacionalizmit, duhet që politika e “mainstream” e partive kryesore të kombinojë në harmoni substancën me imazhin dhe stilin. Shumë do ta mbyllnin me gjetjen e zgjidhjeve politike për probleme, që kanë çuar në tensione dhe trazira tek votuesit. Por kjo nuk mjafton. Nëse joshja dhe shpresa nuk bëhen pjesë e recetës (kësaj ia doli Emmanuel Macron), do të fitojë politika e frikës. Me siguri ka edhe një rrugë tjetër që të rigjallërohet marrëdhënia mes politikës së konsoliduar dhe votuesve. Zgjedhjet për Europën do të jenë në këtë kuptim një fushëbetejë qendrore. Partitë popullore europiane, EVP, SPE, ALDE duhet të qartësojnë vetveten nëse duan të mbeten parti drejtuese në Europë.

Radu Magdin është një analist rumun dhe këshilltar politik. Ndër të tjera ai ka këshilluar kryeministrin rumun në vitet 2014-2015, dhe atë moldav në vitet 2016-2017. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ai punoi në Bruksel për Parlamentin Europian, EurActiv dhe Google.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 7 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 12 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 16 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 52 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.