“Të rinjtë po i bashkohen ISIS për seks”
Një ish islamist thotë se të rinjtë britanikë myslimanë i bashkohen ISIS-it sepse duan seks.
Alyas Karmani ka thënë se adoleshentët janë në rrezik për t’u radikalizuar nga grupet terroriste, sepse ata ndihen të izoluar në shoqërinë “e seksualizuar” britanike dhe nuk mund të durojnë që të rinjtë nga Perëndimi mund të kenë të dashura dhe të kenë marrëdhënie intime, shkruan Daily Mail.
Predikuesi i Bradfordit tani është duke bërë një turne nëpër Britani, në mënyrë që t’i ndalojë të rinjtë t’i bashkohen ISIS-it, pasi që ai vet ishte i radikalizuar kur ishte i ri.
Në dokumentarin “Exposure – Jihad – A British Story”, i cili është transmetuar në ITV këtë të hëne, përcjell Koha.net, ai tha se të rinjtë luftojnë që t’i kthehen familjeve të tyre që të bisedojnë rreth nevojave seksuale të tyre në komunitetet tipike konservatore myslimane.
Ai tha: “E tërë kjo ka të bëjë me seksin… Këta djem duan vetëm vajzat. Kjo është ajo”.
“Gruaja ime më tha që të mos them kështu, sepse mund të marrë kritika të ashpra, por djemtë bëjnë gjëra për vajzat – dhe kjo është e tëra”.
“Në qoftë se jeni rritur në një rreth ku thuhet se marrëdhënia seksuale para martesës është e ndaluar, nuk mund të keni një të dashur, atëherë ky është një mëkat (haram). Prandaj kjo është arsyeja pse unë shoh mosfunksionim seksual me të madhe në komunitetet myslimane, si rezultat i kësaj”, ka shtuar ai.
Zotëri Karmani ka shtuar se, pasi që është duke bërë një turne në Britani me qëllim që të takojë myslimanët e rinj dhe familjet e tyre, ai u kërkon prindërve që t’iu tregojnë fëmijëve të tyre se i duan dhe se ndihen shumë krenarë me fëmijët e tyre, në mënyrë që fëmijët e tyre të mos ndihen të izoluar.
Në këtë dokumentar janë intervistuar shumë ish ekstremistë, në mënyrë që të zbulojnë shkaqet dhe tërheqjen e të rinjve që t’iu bashkohen xhihadit.
Dokumentari u realizua pasi 17 vjeçari Talha Asmal, u bë kamikazi më i ri britanik që ndërmorri sulm vetëvrasës në Irak, transmeton Koha.net.
Familja e tij tha se ai ka qenë kujdestar online kuajsh dhe se ishte viktimë e presionit të kolegëve.