“Të shkulim patronazhin e së keqes sot për Shqipërinë ndryshe nesër”

Nga Ardit Gjinali-
Nuk është çështja për të ashtuquajturit patronazhistë…frymorë mekanikë të vendosur në rreshtin skllavërues të së keqes në mbështetje të instalimit tërësor të së tillës..e keqja që ka gllabëruar shpirtin e shumëkujt nga të tillët dhe të njëjtët rendin në përpjekjen djallëzore të tjetërsimit të Shqipërisë sot dhe nesër…sot që të mos ketë kurrfarë të nesërme, sot duke mos kujtuar të djeshmen dhe duke harruar që një e nesërme ndryshe e ndezur në dritën e një shprese të re nuk mund të ndalet nga secila tentativë e arradhës pushtet-ushtruese…një e nesërme e lirisë individuale dhe shoqërore…një e nesërme ndryshe përfshirë të tillin patronazhist që do të ndjejë oksigjenin ndryshe të lirisë..e nesërmja e dinjitetit njerëzor dhe një besimi të ri…një mundësie të re larg vrangonjve patronazhues për secilin…për patronazhistin, gjithashtu. Sërish dhe sërish…mendësia qëndron në thelbin e secilit akt..mendësia e patronazhit..tjetërsimit të mendimit dhe veprimit..të konsideruarit numër rendor në listën e votuesve që nuk mund të zgjedhin..shumëçka e tillë përbën enumeracionin negativ të së keqes që nuk është vetëm një mendësi…e keqja mbetet një sistem qeverisës malinj i mbrujtur me arrogancë, arbitraritet, vullnet negative, të drejtë të mohuar, por mbi të gjitha mbi individin e munguar dhe të zëvendësuar nga remineshencat banale të të tillit “Njeri të Ri”, përcaktim që shpërfaq të njëjtën të keqe përmes fytyrave të reja me vese të njëjta të së vjetrës ..e tilla jo vetëm arkaike.
E keqja është këtu…në secilën hapësirë..fizike dhe shoqërore..ulur përdhunshëm dhe duke qëndruar me kryeneçësinë jo-njerëzore dhe dritë-shkurtësinë politike..sjellje që burojnë nga tepria e zullumit që ka mveshur shikimin, shurdhëruar dëgjimin dhe rrëmbyer mendimin…kanë rrëmbyer shumëçka nga gjithçka shumëkujt, por mungon ndjeshmëria për të kuptuar që i tilli mendim ka humbur…zullumi e ka vjedhur dhe nuk e ka fshehur..bashkë-shoqëruesi zullum ka bindjen e zezë që nuk nevojitet fshehja..thjesht nuk do të vërejnë mendimin e humbur…nuk u shërben, nuk u duhet asfare i tilli mendim. Shqipëria e së sotmes është nën patronazhin e së keqes..e ngërthyer për të mos u lëshuar, e kapur për të mos u çliruar, e gënjyer për të mos kuptuar, e mbyllur për të mos u hapur,..Shqipëria e së sotmes voton , por nuk zgjedh…kërkon shtet…del pushtet, …kërkon reformë… del pa formë, ka ligj, por nuk ka drejtësi…ka pluralizëm, por nuk ka demokraci…ka liri territoriale, por mungon e tilla shoqërore..ka media, por nuk ka informim…ka pasuri natyrore, por mungon zhvillimi ekonomik…ka energji njerëzore, por nuk ka mundësi…ka profesionistë, por nuk ka punë…ka krijimtari, por e pengon censura…ka rini, por nuk ka hapësirë përfshirëse për të njëjtët…ka spitale, por mjekët mungojnë…ka shkolla, por mësuesit përbuzen…kërkon meritokraci, por vëren nepotizëm…kërkon shtetarin, por shfaqet taksidari…kërkon administratën publike, por të përshëndet me shpoti rrushfeti privat….Kjo është Shqipëria e së sotmes…përditshmëria drobitëse dhe saga e shqiptarit të zakonshëm që përjeton patronazhimin e së keqes qeverisëse.
Koha për të shkulur patronazhimin e së keqes për një Shqipëri të ndryshme nesër është tani! 25 Prilli është dita dhe data që thërret për ndryshim të ri të ditëve më të mira, një normalitet shoqëror dhe institucional.. një ndëshkim përmes votës…një bashkim qytetar për një shpresë të re. Bashkë sepse ka ende shpresë…

SHKARKO APP