Të të përdhunoj kolegu i punës e të mos guxosh të flasësh

 

Britanikja prestigjoze The Guardian në dy shkrime të saj trajton fenomenin e përdhunimit të punonjëseve humanitare nga kolegët e tyre meshkuj apo shefat. Sarah Pierce u bë një punonjëse humanitare pasi dëshironte të ndihmonte në çrrënjosjen e sëmundjeve në Afrikë. Por teksa po punonte në një zyrë të largët në terren në Sudanin Jugor, ajo u përdhunua në çadrën e saj nga një koleg . Në dhjetor të vitit të kaluar, Pierce po punonte në një projekt në një zonë të largët të Sudanit të Jugut, kur pohon se u përdhunua. Ajo jetonte në një kompleks me burrat dhe gra të tjera nga organizatat e bamirësive lokale. Në natën e saj të fundit, përpara ndërprerjes së kontratës ajo dëshmon se një koleg “hyri në çadrën time, ndërsa unë isha në gjumë. U fut në shtratin tim lakuriq dhe më përdhunoi”. Tre muaj më vonë, kontrata e saj ishte ndërprerë. Pierce, 27 vjeçe, thotë se punëdhënësi i saj, nga Carter Center, një OJQ e madhe amerikan, i tha asaj se ajo nuk ishte e përshtatshme për punë në terren. Pierce thotë se ajo u shkarkua për shkak se ajo ishte haptazi kritike për dështimin e punëdhënësit të saj për ta mbështetur atë si duhet, ose ta ndihmonte atë të kërkonte drejtësi. Gazeta britanike sjell një tjetër dëshmi, atë të Julia Hernandez, 28 vjeçe, një punonjëse humanitare nga Brazili, e cila ka punuar për disa agjensi të Kombeve të Bashkuara si dhe për organizata jo qeveritare në Afrikë.

Ja çfarë ka treguar Julia për britaniken The Guardian: “Unë kam parë një burrë në moshë, në një takim të lartë të OKB­së duke marrë foto të gjokseve të disa konsulenteve të reja rreth tryezës. Unë kam parë kaq shumë nga këto gjëra. Jam ndjerë e ngacmuar ose nga kolegët në zyrën time ose në terren. Kjo është bërë e mundimshme”. Hernandez, emri i se cilës është ndryshuar, sepse ajo ka frikë nga pasojat që mund të ketë për karrierën e saj, tha se kjo kulturë e bëri të vështirë për gratë që të bëjnë punën e tyre. “Ne kërkojmë, pse nuk kemi më shumë gra në zyrë? Por asnjë femër e re do të ndjehet kurrë komode të punojë në një mjedis të tillë”. Shumë prej atyre që kanë folur për The Guardian janë femra, por edhe meshkujt janë gjithashtu viktima. Shumë prej tyre kanë frikë të flasin pasi druhen se mund të injorohen, të kërcënohen apo mund tu shkaktohet dëm në fushën profesionale. ( Me shkurtime nga The Guardian).

Përgatiti: Jonida Hitoveiz

SHKARKO APP