Të vdesësh në ditën e rinisë
Nga Oerd Bylykbashi –
Sot une nuk kam motiv per te festuar 8 dhjetorin. Sot mua me vjen turp! Jo qe eshte 8 dhjetori i studenteve, sepse kujtoj si sot emocionet e mia prej gjimnazisti 16 vjeçar ate dite kur e mora vesh ç’po benin studentet dhe ne tabelen e zeze te klases shkruam ‘Solidarizohemi me studentet’ pa menduar pasojat.
I kujtoj ato emocione dhe serish ngasherima ngjitet lart ne gryke 30 vite me pas. Por sot mua me vjen turp sepse qe nga ajo dite kane kaluar 30 vjet! 30 vite qe vazhdojme ti quajme pa e vrare mendjen si tranzicion! Eshte shume, tmerresisht shume dhe ne jemi ketu ku jemi sot!
Sot u trishtova nga nje lajm: nje 25 vjecar nuk i kishte ndaluar policise ne oren 1:45 te mengjesit dhe policia e ka qelluar per vdekje. Komunikata e policise, me nje lehtesi te zeze, thote se djaloshi u largua me vrap ne mes te nates dhe polici paska dalluar ne mes te erresires qe i ka drejtuar nje send te forte ne vrap e siper ndaj e ka vrare. Me pas tha se kishin arritur te gjenin armen sikur edhe arma te kishte tentuar te largohej nga vendngjarja. Por me pas ka paqartesi nese ka patur arme apo jo. Ç’nuk do te degjojme per te riun qe humbi jeten nga ata qe duan te justifikojne ngjarjen. Hetimi ndoshta do ta nxjerre te verteten. Ndoshta. Per aq sa dime deri tani, ai djalosh vdiq nga pasojat e pandemise, shtetrrethimi dhe si ‘semundje’ bashkeshoqeruese ka patur kerkesen per liri te tepruar, duke shkelur shtetrrethimin e qeverise. Ai tentoi te ushtronte lirine per te mos u arrestuar kot. Kjo i kushtoi lirine per te jetuar. Ne diten e rinise, nje i ri nuk u kthye me ne shtepi tek prinderit, 30 vite pasi studentet u ngriten pikerisht per me shume liri.
Polici shtetit tashme eshte i bindur se ka te drejte edhe te te qelloje nese nuk i ndalon ne oret e shteterrethimit. Kete pushtet ia ka dhene qeveria. Shteterrethimin e vuri Ministria e bluzave te bardha. Ministrja e nxorri urdhrin per kufizimin e te drejtave te tua mbi bazen e nje akti normativ te qeverise se Rames qe ndalon levizjen e lire, por edhe tubimet politike, pra te drejta kushtetuese. Por keto te drejta kushtetuese ndalohen vetem kur shpallet gjendja e jashtezakonshme. Dhe gjendja e jashtezakonshme e pranveres mbaroi ne qershor dhe nje e dyte nuk eshte shpallur. Pra pa shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme, shterrethimi ku humbi jeten i riu eshte i paligjshem.
Pra shpresa eshte qe polici te jete me i mprehte e te dalloje ne mes te erresires a ishte dora bosh apo me arme. Polici i qeverise tashme eshte de facto gjykata.
Ja pse nuk kam arsye per te festuar sot 30 vite me pas. Nje Shqiperi qe qeveriset me akte normative nuk eshte ajo per te cilen une me shoket e mi te klases u solidarizuam 30 vite me heret. Ja pse sot me vjen turp qe femijet e mi ende duhet ta shohim Europen me formen deshirore ‘E duam Shqiperine si gjithe Europa’ dhe jo ne formen deftore ‘Shqiperia eshte si gjithe Europa’.
Ky eshte deshtim i madh! Nje pjese eshte deshtuar pa dashje e nje pjese me qellim. Rezultati per shqiptarin e thjeshte eshte i njejte. Kemi faj te gjithe edhe thjesht si votues kur nuk vrasim mendjen per fuqine e votes sone, por mbi te gjitha faj ka politika qe ne keto 30 vjet, si nje nomad ka veruar e kullotur nga nje kullote mandati kater vjeçar ne tjetren. Jam pjese e kesaj politike dhe nese nuk perpiqem te ndryshoj gjerat, faji eshte me i madh. Ndaj nuk jam thjesht i revoltuar ne kete 30 vjetor, por jam perpara kryqezimit: ose te reagoj me aq pak sa mundem, ose te jem pjese pa emer e dhjetvejçarit tjeter njesoj si ata te tre qe kaluan.
Kater vitet qe vijne do te bejne ndryshimin nese do te marrim rrugen perpjete apo shtegun teposhte. Ama sot, me 8 dhjetor 2020 nuk kam gje per te festuar. Sot ne diten e rinise nje i ri humbi lirine e jetes sepse deshi te abuzonte me lirine per te levizur!
Lexoni edhe…