Të vërtetat e pandemisë përballë paturpësisë qeveritare!!

Nga Petrit Vasili (Nënkryetar i LSI)
Ka disa te verteta, qe ulerijne dhe kushdo qe i mohon eshte thjesht armiku i popullit te tij.
Qeveria dhe sejmenët e saj kane marre persiper vetem te genjejne apo te bejne sikur nuk kuptojne. Pune per ta, te vertetat jane keto referuar shifrave te tyre, qofshin ato qe jane.
— Cfare rezultati dhane masat e marra me 11 nentor per mbylljen pas ores 22.00 dhe u rikonfirmuan te vazhdojne pa afat ??
Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh reja me COVID.
Ndersa sot kishte 782 raste te reja!
Pra rritja e rasteve te reja te infektuara jo vetem nuk ka ulje, por perkundrazi eshte rritur me rreth 54%.
Cili ishte efekti i ketyre masave kufizuese kur rastet vetem rriten ne vend qe te ulen ???
— Prej dates 10 nentor deri ne 19 nentor kishte 86 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.
Ndersa pas denoncimit nga opozita te problemit te vdekjeve, qe prej dates 20 nentor deri 29 nentor pati 141 raste humbje vdekje.
Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 64%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.
Cila ishte analiza dhe arsyet e kesaj rritjeje drastike te vdekjeve???
—- Prej dates 14 tetor kur filloi detyrimi i mbajtjes se maskave kur kishte 203 raste ne dite maksimumi, nuk ka pasur asnje renie perkundrazi ka arritur ne 836 raste te reja ne dite, me rritje mesatare 400%, nderkohe qe mbi 11 mije qytetare jane gjobitur.
Cili ishte efekti i kesaj mase kur rastet ne vend qe te ulen rriten ???
—- Nga fillimi i Pandemise kur u deklarua ne prill i ashtuquajturi piku me 28 raste, maksimumi ka arritur ne 836 raste ne nentor pas 8 muajsh me rritje prej 30 here.
Cili eshte efekti i masave te marra per menaxhimin e pandemise kur rritja eshte 30 here??
Keto jane vetem nje pjese e te vertetave, ndersa per menaxhimin e pandemise dhe mosveprimet skandaloze te qeverise ka pune plot edhe per prokurorine.
E verteta vonon, por del !!

SHKARKO APP