Të vraftë droga, more drogëshkalë!
Nga Ylli Dylgjeri/Në kohën e Partisë së vetme qarkullonte një shprehje që i thuhej dikujt që e kishte mbushur kupën në prapësi, ose ishte bukëshkalë. Shprehja ishte: Të vraftë buka! Kjo shprehje dilte nga shpirti edhe për faktin e mundimeve që hiqte bujku për sigurimin e bukës. Por, pasi partia e mblodhi fshatin, buka u sigurua në vend. Fshati që për më shumë se 9 muaj hante bukë misri shpërtheu në iniciativa për ti falur edhe nje lëmë grurë shtetit:
Ti falim një lëmë grurë shtetit- thuhej nëpër arra. Solidaritet bolshevik.
E kush prodhonte më shumë, falte dy e me rradhë. Misri po ja linte vëndin grurit…
Ikën vitet e kthehu politika. Ara-t u braktisën deri sa shpërtheu kultura e re bujqësore e demokracisë, droga! Kanabisi mo, që ja lumsha. Tradita s’humbet thonë. Shërbimet ne ja njohim. Si misri dikur i do. Kubikët i do. Ujin e do në rrenjë. Shtatin e hedh. Dhe në fund faqen ta zbardh…Partia prap e mblodhi. E shpërndahu traditën. Por tradita e do që edhe lëmin e falur dikur për shtetin ta ripërtërijmë prap. Kush se fal, do mallkohet. Dhe mallkimi është po njësoj:
Të vraftë droga, more drogëshkalë!