Televizioni publik gjerman: Jo shqipërisë në BE, nuk e duam drogën e saj
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një ëndërr shumë e largët. Është ky mesazhi i reportazh radiofonik të gazetarit gjerman Ralf Borchard, që drejton studion radiotelevizionit publike gjermane ARD për Europën Juglindore, me qendër në Vjenë.
Më 9 nëntor, kur amerikanët dhe e gjithë bota e kishin përqendruar të gjithë vëmendjen tek zgjedhja e Donald Trampit si president i Shteteve të Bashkuara, shqiptarët pritën me padurim edhe një tjetër lajm të rëndësishëm.
Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. “Por ka një sërë problemesh,- thuhet në reportazh,- që e bëjnë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, tepër të gjatë”.
Kryesori është kultivimi masiv i bimëve narkotike. Një pjesë e madhe e shqiptarëve merret me bujqësi. Fshatarët janë të varfër dhe kultivimi i marjuanës është shumë me leverdi për ta. Për 2 kg marjuanë, përfitojnë aq shumë para sa për 2 ton grurë, rreth 600 euro. Pasi eksportohet në Itali e vende të tjera europiane, droga shitet 10 fish më shumë. Ndaj dhe për Bashkimin Europian, shqetësim përbën fakti që një pjesë e madhe e tokës bujqësore shfrytëzohet për kultivimin e Kanabisit. Kjo është edhe arsyeja që javën e kaluar, Shqipërinë e vizitoi ministri gjerman i bujqësisë Kristian Shmit.
“Prodhimi dhe tregtimi i drogës është diçka që nuk përshtatet në Bashkimin Europian, këtë ne nuk e duam”, shprehet ministri gjerman i bujqësisë.
Akoma më keq! Përveçse prodhuese, Shqipëria është një hallkë kryesore e tranzitit të kokainës nga Amerika Latine dhe Heroina nga Afganistani. Shqetësimit të Berlinit dhe Brukselit përbëjnë edhe niveli i lartë i korrupsionit, pavarësia e munguar e gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë, ekstremizmi islamik në rritje apo edhe çështja e migracionit. Shumë shqiptarë të varfër përpiqen të emigrojnë në Gjermani, por dëbohen dhe kthehen sërish në atdhe.
Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbetet e gjatë edhe për arsye të tjera që janë lodhja nga zgjerimi pas krizës në Eurozonë, fluksit masiv të refugjatëve dhe votës së britanikëve për të dalë nga unionit.
KOHA JONË SONDAZH
A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?
Results
Vota totale: 7038

