Televizioni si rrezik publik
Kultura e debatit dhe gjuha e analistëve në Shqipëri nuk po njeh më fjalën etikë. Vetëm gjatë kësaj kësaj jave në emisionin “Top Show” dhe “Opinion” kemi parë dy shfaqje ku fjalori ka kaluar në fyerje dhe cënime, që për një të folur në publik nuk janë të pranueshme.
“Duhet të kesh bythë më të mëdha ti që të bësh këtë konkluzion për mua”, iu drejtua në “Top Show” Nazarko, Lelës.
Ndërsa Mustafa Nano i tha këto fjalë Gazmend Bardhit: “Vilën time? Vilën e sat’ëme! Copë mishi!”
Epitetet janë pasuruar.
Nazarko tha këto fjalë: “Ik ore budalla! E dëgjon atë budallain? Paskam fyer Ajshtajnin unë. Mirë unë që jam gomar që e kam fyer, por ti ku e di që unë jam gomar?”
Kundërpërgjigjja e Lelës ishte e tillë: “Je edhe barkderr. Dil në pension, pse vjen e na çan trapin këtu?”
Kjo është etika televizive dhe gjuha e debatit politik vetëm brenda një jave. Ndoshta ka ardhur koha që të kërkojmë ndjesë publike për këtë.Top Channel