Tërmeti si shans për të forcuar pushtetin personal!

Nga Kastriot Islami

Tërmeti po rezulton me pasoja katastrofike për qytetarët por një mundësi e artë apo shans që princi makiavelik të rrisë apo përforcojë pushtetin e tij personal, me arrogancën, mashtrimet dhe marifetet tipike. Për më tepër që ky moment i artë erdhi në një moment kur ishin konsumuar të gjitha mënyrat dhe ishin mbyllur pothuajse të gjithë hapsirat e shtigjet e mashtrimeve që princi kishte përdorur deri më sot. Kur zullumet e princit ishin trashur deri në këputje…Në këtë moment ndodhi tërmeti katastrofik por princi e vlerëson atë si një shans të artë, sepse princi mendon se sa më e vështirë të jetë gjëndja për qytetarët e varfër, apo sa më të mëdha të jenë hallet e problemet e tyre, aq më e madhe është hapsira e shanset për mashtrim e gjënjeshtra. Aq më të mëdha janë mundësitë për të gjetur shtigje të reja mashtrimi, qoftë edhe me manierat e vjetra makievalike, që kanë qënë të sukseshme ndër shekuj apo gjatë viteve të mëparshme të qeverisjes së tij makiavelike. Madje, edhe disa nga manierat e vjetra tashmë të ezauruara, në kushtet e reja të krizës e të halleve të mëdha të qytetarëve pas tërmetit, mund të rezultojnë efikase e të suksesshme, sepse qytetarët janë më të prirur nga hellet e mëdha të hanë cdo lloj gënjështre, halli i shtyn të dëgjojnë cdo lloj mbrockulleje që ju ngrinte nervat apo i revoltonte pak para se të binte tërmeti.

Ja se cfarë manierash të vjetra tinzare makiavelike janë hedhur në treg gjatë këtyre ditëve përmes aktrimeve makiavelike e të shëmtuara, kur qytetarët po lëngojnë nga pasojat e tërmetit vrastar e shkatërrimtar:

• Dil në televizor gjatë të gjithë ditës e mbrëmje, me citjane antiprostatë, atlete antispondeliatrozë e mjekër të gjatë e ta palarë antisapun, bëj gallatë e batuta me qytetarët e tronditur nga tërmeti dhe shaj e ofendo kundërshtarët, median e opozitën, gënje dhe premto sa më shumë se qytetarët i kanë hallet e problemet të shumta por e kanë memorien e shkurtër. Me maskën e tërmetit përlotu si krokodil me fëmij të vegjël në krahë duke imitura kacatorrët fluturakë vetëm për disa sekonda sa të shkrepet aparati fotografik. Që në 7 të mëngjesit mblidh grupin e dëgjuesve të paaftë që i ke cilësuar si “kabinet qeveritar” dhe llomotit me xhestikulacione e duke kruajtur mjekrën e kokën, për më shumë se një orë mbrockulla që as vetë nuk i beson duke promovuar idenë gjeniale se gënjështra e rradhës fsheh të gjithë gënjeshtrat paraardhëse.

• Kërko dhe grumbullo sa më shumë dhe vetëm e vetëm lekë nga sponsor vëndas e të huaj, asgjë tjetër. Mos prano asgjë tjetër dhe sapo ti kesh siguara paratë, mundësisht në dollar e euro, jepja ato klientelës tënde të ndërtimeve dhe rruaj 20 përqindëshin për veten tënde. Kërko vetëm lekë dhe refuzo cdo lloj pune, këshille, banesë apo shërbimi tjetër, qoftë edhe nga ata që konsiderohen miq të mirë të shqiptarëve. Kërko vetëm lekë se të tjerat nuk i rrjep dot dhe për më tepër nuk do të mund të kontrollosh dot lukuninë qenërve e të hajdutëve e hijenave rreth teje që mezi presin të rrëmbejnë edhe ata ndonjë kockë.

• Sorrollatu nëpër botë me carter, në hotele luksoze, se bashku me shpurën e degjeneruar e perverse për të bërë qejfe larg syve të varfanjakëve. Paguaj majmërisht autorët e shkrimeve në favorin tend si dhe për intervista në median ndërkombëtare, të shkruar e televizive. Mos harro të krijosh e të zhvillosh idenë se tërmeti ka qënë apokalitik dhe se vetëm ti ke miq të fuqishëm nëpër botë e prandaj vetëm ti mund ta shpëtosh këtë vënd e këtë popull nga kjo gjëmë e madhe që e ka zënë. Gënje sa më shumë për takimet dhe premtimet boshe që as që ekzistojnë dhe për më tepër edhe nëse ekzistojnë, asnjëherë nuk do të realizohen. Madje edhe nëse në ndonjë rast do të ketë ndonjë shumë minimale që do të sigurohet nga ndonjë mik i mirë i shqiptarëve, edhe atë rruaje me shpejtësi e pa rënë në sy. Prit në vilat zyrtare në bregdet sharlatanë që vijnë me jahte për të grabitur thesin e rradhës me djersën e qytëtarëve shqiptarë në shkëmbim të ndonjë premtimi apo të ndonjë fotoje që e shet për mbështetje ndërkombëtare.

Sepse ti duhet ta konsiderosh këtë gjëmë për shqiptarët si shans e mundësi për të rritur pushtetin tënd personal.

Kjo është një mundësi e artë që të erdhi në këtë moment delikat dhe duhet të dish se një rast e till vjen shumë rrallë…

Mos dëgjo askënd të mëncur e të aftë se të cthotë, përvec mendjes tënde të sëmurë e perverse që askush tjetër as e kupton dhe as është në gjëndje ta analizojë se cfarë prodhon. Largoji sa më larg të gjithë ekspertët, ata që kanë sadopak mend e përvojë, median kundërshtare anatemoje, se ata të prishin punë e të nxjerrin bojën e paaftësisë e të mashtrimeve, për më tepër që mund të ndricojnë edhe të tjerët. Vetëm pushteti, paraja, mashtrimi dhe arroganca të bëjnë të fortë e të garantojnë pushtetin. Qytetarët duhet të mbahen nën hyqëm duke i varfëruar, duke i nënshtruar e duke i poshtëruar. Përse jo edhe duke i detyruar të emigrojnë e largohen nga sytë këmbët, sidomos ata më aktivët dhe ata që kanë filluar të kuptojnë apo të reagojnë ndaj hileve e mashtrimeve makiavelike. Kurse oligarkët e kriminelët duhen mbajtur afër, sa më afër e duhen mbrojtur me fanatizëm, se ato janë mburoja tënde më e fortë, sepse edhe kur ndonjë prej tyre nuk të shërbën më mund ta hedhësh në plehra pa asnje kosto.

Nuk duhet të harrosh se kjo fatkeqësi e madhe për qytetarët është një shans i madh që duhet kthyer në oportunitet për të forcuar pushtetin personal. Kaq!

SHKARKO APP