“The Day after”, 10 pyetje që kërkojnë përgjigje pas miratimit të reformës

“Tashmë që kjo reformë është arritur problem është ajo që bota anglosanksone e quan “The Day after”. Pra, çfarë do të ndodhë pas miratimit të saj? Fusha politike shqiptare pritet të shoqërohet me lumë komentesh, analizash e prognozash”…

Nga Roland Qafoku

A ju kujtohen deklaratat e para të liderëve politikë të bëra 1 vit e gjysmë më parë kur startoi diskutimi për reformën në drejtësi? Në mënyrë të përsëritur apo jo, në mënyrë paradoksale apo jo, koicidencë apo jo, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i PD Lulzim Basha, janë fiksuar në memorien tonë për këto deklarata të bujshme:

Edi Rama: Do ta miratojmë paketën e reformës në drejtësi edhe pa opozitën As nuk diskutohet që reforma, me ju të PD ose pa ju, do të bëhet. Në pyetje është vetëm çmimi që ajo do të ketë. Ne jemi gati të paguajmë çdo çmim. Dhe nëse, nga dje, sot nuk jeni të bindur për këtë, prisni se do të bindeni.

Ilir Meta: Reforma në drejtësi do të miratohet vetëm me konsensusin e opozitës dhe sipas variantit të Komisionit të Venecias. Të 20 votat e LSI-së janë për këtë variant.

Lulzim Basha: PD nuk do të votojë kurrë një reformë nëpërmjet të cilës kryeministri Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë. Çdo tentativë për të trafikuar qoftë edhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hap i parë i përvëlimit të parlamentit ilegjitim.

Tashmë që kjo reformë është arritur problem është ajo që bota anglosanksone e quan “The Day after”. Pra, çfarë do të ndodhë pas miratimit të saj? Fusha politike shqiptare pritet të shoqërohet me lumë komentesh, analizash e prognozash. Por në një mënyrë të përmbledhur janë të paktën 10 pyetje që sot që kanë kalkuar vetëm disa orë nga miratimi i saj janë pa përgjigje por që në ditët në vazhdim e deri në vitin 2017 kërkojnë doemos përgjigje.

Ja cilat janë ato:

  1. Cili ishte fituesi dhe humbësi i madh politik i reformës në drejtësi Edi Rama, Ilir Meta apo Lulzim Basha pas një beteje që zgjati 1 vit e gjysmë?

  2. Sa mbështetje do të ketë nga BE dhe SHBA qeveria Rama dhe PS, Ilir Meta dhe LSI dhe Lulzim Basha dhe PD?

  3. Cilët ministra, deputetë dhe zyrtarë aktualë dhe ish-ministra, ish-deputetë dhe ish zyrtarë të qeverisjes së PD do jenë viktimat e para të reformës në drejtësi?

  4. A do të vazhdojë të funksionojë koalicioni PS-LSI dhe marrëveshja mes Edi Ramës dhe Ilir Metës?

  5. A do të ketë një aleancë politike mes PD dhe LSI?

  6. A do të ketë në vjeshtë zgjedhje të parakohshme?

  7. A i ka mazhoranca 71 vota për të mbajtur në këmbë qeverinë?

  8. A do të ketë impakt në ekonomi miratimi i reformës në drejtësi duke sjellë më shumë investime vendase dhe të huaja, rrjedhimisht rritje ekonomike të dukshme pas një krize që ka përfshirë vendin?

  9. Përfaqësues i kujt do të jetë presidenti i ri i republikës: i PS, i LSI apo i PD, pas mbarimit të mandate të presidentit aktual Bujar Nishani në prill të vitit 2017?

  10. Cila do jetë e ardhmja politike e deputetëve që dolën kundër qëndrimeve zyrtare të partive të tyre apo edhe atyre deputetëve që u blenë gjatë diskutimeve dhe debateve për reformën në drejtësi?

SHKARKO APP