The Indipendent: Trump aksidentalisht mundet ta rindezë konfliktin e Kosovës!

Ish- ministri i Britanisë së Madhe për Europënm Denis MacShane në një koment të botuar në numrin e sotëm të gazetës së njohur britanike The Independent, shkruan se Donald Trump, presidenti i posazgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “aksidentalisht mund ta rindezë konfliktin në Ballkan” mes Kosovës dhe Serbisë.

McShane shkruan që Kremlini tashmë e “ka në axhendë çështjen e shkeljes së kufinjve dhe ndezjen e konflikteve kufitare siç janë rastet në në Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë, por edhe mbështet Beogradin në kërkesat për separatizmin nacionalist serb në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”.

Sipas McShane, nëse Putini kërkon Trumpit një favor në mbështetje të Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bjerë përsëri në konflikt të hapur, në Bosnje dhe sidomos në Kosovë.

Pasi numëron serinë e incidenteve të kohëve të fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia dhe duke u ndalur sidomos tek provokimi me tren, ish-politikani britanik konstataton që deri më tashti politika amerikane ka qenë e qartë kur Ballkani është në diskutim.

Qoftë demokratët, ashtu edhe republikanet, kanë marrë anën e shqiptarëve kundrjet sprovave nacionaliste serbe.

Trump duhet të pyesë politikanët me përvojë nga republikanët, siç janë Bob Dole apo John McCaine, me të cilët Hashim Thaçi është takuar së voni në Uashington.

“Europa është e pafuqishme të mbajë Ballkanin të qetë”, shkruan McShane.

“prandaj një aksident nga Trump qe do të hapte rrugë për Serbinë, do ndizte konfliktet në Ballkan”, shkruan McShane në Indipendent.

 

SHKARKO APP