“The Sun”: Fillon Lufta e Tretë Botërore
ISIS-i ka shumë ngjashmëri me gjërat që kanë ndodhur para fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kjo ka nxitur mendimet se bota është në prag të Luftës së Tretë Botërore. Prej momentit që lideri i grupit terrorist, Abu Bakr al-Baghdadi ka krijuar kalifatin e tij, janë vizatuar vijat e reja të frontit për një konflikt botëror, shkruan "The Sun".
Lideri i këtij grupi pretendon se është i dërguari i Zotit në Tokë për të shkaktuar një luftë të shenjtë kundër armiqve të Islamit.Fakti trishtues është se ne mund të jemi dëshmitarë të ditëve të para të një lufte globale për t’i përfunduar të gjitha luftërat. Çdo kush që refuzon ngjashmërinë e ngjarjeve që kanë ndodhur para fillimit të luftërave tjera botërore po jeton në një refuzim.Shumë e thjeshtë, luftë botërore është një konflikt global që ndodh në kontinente të ndryshme mes superfuqive botërore, të cilat luftojnë për të stabilizuar dhe rindërtuar qetësinë dhe rendin në botë.
Ashtu si Lufta e Dytë Botërore, është një konflikt i cili po zhvillohet në të gjithë globin në kryengritje të përgjakshme të njëkohshme.
Që nga viti 2014 ISIS-i ka shpërthyer, duke pushtuar territorin e Irakut dhe Sirisë derisa ka stabilizuar privilegjet në Libi, në gadishullin Sinai në Egjipt, Nigeri dhe rreth Afrikës. Sulmet e frymëzuara nga ISIS-i tashmë janë duke u zhvilluar nëpër të gjithë botën, duke përfshirë Perëndimin.
Muajt e kaluar njerëz të armatosur të ISIS dhe vetëvrasës me bombë kanë lënë të vdekur 130 njerëz në Paris. Dhe vetëm para disa javësh 14 njerëz kishin vdekur dhe 22 të lënduar nga sulmet në San Bernardino të Kalifornisë, përcjell lajmi.net
Ngjashmëritë mes vitit 1939 dhe 2015 janë shumë të qarta.
Fuqia nëpërmjet frikës
Njëjtë sikurse Adolf Hitler, edhe Al-Baghdadi sundon nëpërmjet frikës, që rrjedh nga një besim i palëkundur që ndjekësit e tij janë raca mjeshtërore që ta sundojnë botën.
Ata të cilët nuk konvertohen në interpretimin e tij të Islamit përballen me spastrim etnik.
Për Hitlerin, kjo nënkuptonte asgjësimin me gjenocid të 6 milionë hebrenjve në Holokaust. Por nuk kanë qenë vetëm hebrenjtë ata që u ekzekutuan. Ciganët, polakët, sllavët, sovjetikë, komunistë, homoseksualë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara u vranë po ashtu.
Shumë ngjashëm, spastrimi etnik po gjen zbatim edhe në territorin e kontrolluar nga vrasësit e ISIS-it, shkruan lajmi.net.Të krishterët po kryqëzohen, jobesimtarëve po u prehet koka, homoseksualët po vriten me hedhje nga ndërtesa të larta.
Komuniteti Yazidi në Irak janë quajtur si adhurues të djallit dhe ishin shënjestruar pa mëshirë që nga atëherë. Mijëra njerëz u vranë.
Frika po mbizotëron në rrugët e Raqqas në Siri, kryeqyteti i ri i ISIS-it. Priten gjymtyrë si dënim për krimet qoftë edhe më të vogla si vjedhje të vogla.
Guraja duhet të mbulohet nga fytyra deri te këmbët. Ndërkaq njëlloj si te Hitleri, elita po konsiderohet si mbretëri. Ushtarëve ndërkombëtarë po u jepen shtëpi falas, armë dhe trajtim mjekësor.
Kulti i lidershipit
Hitleri ka mbajtur një qëndrim mitik mes të devotshmëve të cilët i kanë dashur fjalimet e tij nxitëse dhe kanë besuar në gënjeshtrat e shtrembëruara të tij.
Njerëzit gjerman janë lënë pas dore nga liderët e tyre dhe kanë qenë viktima të padrejtësive mizore kur u është dashur që të bëhen fuqi botërore. Së paku, kjo është ajo që u tha Hitleri atyre dhe ata i besuan atij, transmeton lajmi.net.
Al-Baghdadi po ashtu, mban qëndrim të njëjtë duke nxitur njerëzit ndjekës të tij që të besojnë se myslimanët janë viktima në Botë.
Al-Baghdadi e konsideron veten si një profet modern, i gatshëm t’u prijë mylsimanëve të bëhen të lavdërishëm nga të qenit viktimë.
Propaganda për një epokë të re
Hitleri ka përdorur propagandë në mënyra të ndryshme. Ai ka përdorur fletëpalosjet, posterët dhe filmat që t’i mashtrojë gjeneratat që ta ndjekin atë dhe teorinë e tij përçarëse.
Ato shpërndahen si zjarri nëpër ueb-faqe, përderisa rekrutuesit përdorin Twitterin dhe Facebookun për të akumuluar ndjekës të rinj.Njëjtë sikur ikonat e Hitlerit që e bënin atë të fuqishëm dhe autoritativ, të njëjtën e bën edhe ISIS-i. Përderisa Rajhu i Tretë ka përdorur “Swastikan” (Kryqin e thyer), ISIS-i valëvit flamurin e zi, i cili ka një ndikim të madh në Perëndim.Dhe njëjtë sikurse Nazistët që digjnin të gjitha librat që ishin në kundërshtim të ideologjisë së tyre, ISIS-i po shkatërron të gjitha objektet antike të cilat ata i konsiderojnë si ofendim ndaj zotit.Pjesët e shtetit antik të Palmirës në Siri janë shkatërruar, së bashku me kishat, tempujt dhe statujat e Zotëve Asirik, përcjell lajmi.net
Këto akte të terrorizmit kulturor janë filmuar dhe shpërndarë në botë, duke dërguar mesazhe që asgjë nuk është nën ata, dhese entuziazmi i tyre fetar nuk mund të kontestohet.
Historia në anën e tij
Hitleri mendonte se ai ka qenë një prijës i racës së pastër ariane i dërguar për dominimin e përjetshëm të botës.
Al-Bahgdadi beson se ai është profet i cili sjell pastërti të fesë e ruajtur në një shtet të vetëm.Pasi që i vetëquajturi Kalif, pretendon që është i dërguari i Zotit në Tokë dhe se ai është zgjedhur që të sjellë një rend të ri në botë në të cilin grupi i tij do të sundojë përjetësisht.
Al-Baghdadi dhe ndjekësit e tij besojnë se një luftë e fundit do të ndodhë në qytetin e Sirisë në Dabi.Mendohet që më herët është besuar se e njëjta do të ndodhë pas luftës së myslimanëve me romakët, ndërsa sot është ri-interpretuar si luftë e myslimanëve me Perëndimin (që konsiderohen të barabartë me romakët e vjetër).
ISIS-i beson se ata do të luftojnë me SHBA-të dhe aleatët e tyre, në një luftë të fundit të cilën do ta fitojnë ata.
Super fuqitë
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë Churchilli, Stalini dhe Roosevelti kundër Adolf Hitlerit. Tash është Cameroni, Putini dhe Obama kundër al-Baghdadit.Ashtu sikurse Hitleri, al-Baghdadi me përafrimin e tij karizmatik – me besimin në dominimin e tyre mbi njerëzit e tjerë, ka marrë miliona ndjekës.