Themeluesi i WikiLeaks: Soros dhe USAID krijuan ‘Panama Papers’ për të sulmuar Putin

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange ka deklaruar se George Soros dhe USAID kanë financuar mediat kryesore të skandalit Panama Papers, si pjesë e një fushate të gjerë negative propagandistike kundër Rusisë.

Assange u është përgjigjur pyetjeve të përdoruesve të rrjetit social Reddit, duke thënë se  faktet e publikuara në skandalin e ashtuquajtur Panama Papers, ishin përshtatur të gjitha në lidhje me Putin, nga “idiotët e zakonshëm të klasës sunduese të shtypit”.

Putin sipas tij ishte ‘shtylla kryesore e tregimit’ më tepër se shumë figura të tjera perëndimore të cilët janë implikuar, ku Assange përmend ish-kryeministrin britanik David Cameron, si pjesë e një përpjekjeje të financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar( USAID) dhe Soros.

 “Ky nuk është model integriteti,” tha Assange duke shtuar se Panama Papers është financuar nga një qeveri për të sulmuar një qeveri tjetër, ndërsa WikiLeaks është themeluar nga lexuesit e tij.

Assange ka shprehur ‘pikëllim të thellë’ për humbjen e një videoje që kishte prova nga krimet e luftës të kryera nga SHBA në Granai të Afganistanit në vitin 2009, të cilat ai thotë se janë vjedhur nga një operacion i inteligjencës suedeze në vitin 2010.

 Ndërsa sa i përket dokumenteve të Snowden, Assange tha se më shumë se 97% e tyre janë censuruar nga organizatat e medieve të cilat i kanë privatizuar  materialet dhe kufizuar ato.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=U4WlBie1fdo” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP