“This One’s For You” – Hapja e Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian në Francë fillon me ndeshjen Francë – Rumani. Por që në ditën e dytë në fushën e blertë pritet edhe kombëtarja shqiptare, në paraqitjen e saj historike.

“Plot dy vjet jemi përgatitur për këtë ndeshje”, thotë trajneri i Francës Didier Deschamps, në prag të ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian në Stade de France në Paris, kundër Rumanisë. “Është një privilegj dhe shumë kënaqësi e madhe”.

Kombëtarja e Francës është nën presion dhe çdo gjë tjetër përveç fitores kundër Rumanisë konsiderohet nga tifozët si dështim. Kjo sepse Grande Nation pret nga Equipe tricolore titullin në këtë kampionat. “Qëllimi ynë është që të mbetemi në kampionat deri në fund dhe që në finale të fitojmë titullin e kampionit evropian”, pohon sulmuesi anësor nga Bajerni i Mynihut Kingsley Coman, i cili mbase nuk do të jetë në formacionin që fillon ndeshjen.

Stade de France in Paris Stade de France në Paris

Franca do të sulmojë

Deschamps do të luajë me sulmuesit Olivier Giroud, Antoine Griezmann nga Atletico Madrid dhe Dimitri Payet në sulm, me qëllim që sa më parë të shënojë golin e parë kundër Rumanisë. Por Rumania gjatë kualifikimeve ka pësuar vetëm dy gola dhe deri para disa ditësh kishte luajtur 18 ndeshje pa asnjë disfatë. Në mesfushë do të luajë një prej yjeve më të njohura në botë Paul Pogba, si dhe N’Golo Kanté dhe Blaise Matuidi. Ndaj mendohet se të gjithë ata do të forcojnë lojën ofensive të Francës. “Ne duhet të vrapojmë pandërprerë dhe të jemi 100% të gatshëm”, kërkon Deschamps. Edhe Rumania mendon se Franca do të sulmojë qysh në fillim. Kështu pohon trajneri, Anghel Iordanescu. Por Rumania nuk do të dorëzohet para ndeshjes, thekson qendërmbrojtësi Vlad Chiriches, i cili luan për Napolin në Itali.

Didier DeschampsDidier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze

Pritjet dhe prognozat

Në Kampionatin Evropian të vitit 2008, në Austri dhe Zvicër, Rumania dhe Franca kanë barazuar 0:0. Ndaj askush nuk mendon që Franca do ta ketë të lehtë në ndeshjen hapëse të kampionatit. Ndeshja tjetër e këtij grupi të shtunën (11.06) do të jetë një duel me karakter të veçantë, pasi takohen Shqipëria dhe Zvicra, ku luajnë gjashtë shqitparë. Ndërsa në ndeshjen e dytë Shqipëria luan me Francën.

Frankreich Paris Fans mit FähnchenTifozë në Paris

Në ndeshjen e fundit francezët takohen me Zvicrën. Ndaj mendohet se Franca duhet të fitojë që në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, për të pasur një kampionat sa më të qetë në vazhdim. Edhe Deschamps pohon: “Ndeshja e parë nuk do të jetë vendimtare, por është shumë e rëndësishme.”

Para ndeshjes Francë – Rumani, para 80.000 shikuesve në stadiumin Stade de France do të ketë edhe një ceremoni hapëse, me qindra valltarë në ngjyra të ndryshme. DJ shumë i njohur francez David Guetta, së bashku me këngëtaren suedeze Zara Larsson, do të këndojë këngën e Kampionatit Evropian: “This One’s For You”.

SHKARKO APP