Tirana dhe Prishtina të mbështesin Luginën e Preshevës

Nga Mesila Doda

Sot u krijua në Luginën e Preshevës, Asociacioni i Komunave Shqiptare. Krijimi i këtij institucioni, është padyshim një lajm i mirë që shpall fillimin e punës së një organizmi tw bashkuar, që do ndihmojë dhe fuqizojw shqiptarët e Luginës për të forcuar rolin e tyre dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, politike e sociale.

Gjithashtu, vlerësoj se pas krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nuk ka asnjë arsye për të kundërshtuar apo për të reaguar me një gjuhë të dhunshme, vulgare e kërcënuese si ajo e përdorur nga Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili duket se akoma nuk ka nxënë kodet dhe gjuhën moderne të komunikimit dhe parimet demokratike, gjithpërfshirse e tolerante të shekullit tonë.

Pres qe ky institucion i ri i Komunave te Luginës të mbështetet fort dhe qartë nga dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, të cilët kanë detyrim Kushtetues dhe jetik, mirëqenien e bashkëkombësve tanë kudo ku ata jetojnë.

Duke i uruar suksese, Asociacionit të Komunave Shqiptare të Luginës së Preshevës, shpresoj dhe uroj në një punë dhe mbështetje konkrete për ta nga gjithë krerët e politikës shqiptare, të cilët duhet të shkojnë përtej vizitave të kortezisë në rajon dhe mes veti, të tejkalojnë deklaratat thjesht mediatike dhe të nxisin arritjen e rezultateve konkrete për përmirësimin e jetës së shqiptarëve kudo ku ata banojnë.

SHKARKO APP