Tirana? E pariparueshme, vetëm mund të makijohet

Nga Artan Fuga

Tirana është qytet që nuk rregullohet dot më për t'u bërë qytet i standardeve europiane.

Fatkeqësisht, qyteti ka rënë nga pikëpamja urbane.

Mund t'i bëhen vetëm shërbime paliative po u mendua brenda guackës dhe konfigurimit të sotëm.

Ai qytet ka rënë duke na zënë të gjithëve brenda.

Ose duhet prishur në një shkallë të madhe për t'u ribërë. Pak gjasa ka kjo mundësi. Kërkon investime kolosale.

Ose duhet zhvendosur drejt kodrave. E vetmja mundësi, por duhet një plan 30 vjeçar. Duhet plan urbanistik dhe shtet iluminist, i qëndrueshëm dhe patriot që të mendojë për brezat e ardhshëm.

Për Tiranën 2050.

Por, si vështirë që ky mendim strategjik të hyjë në ligjërimet elektorale të cic-miceve të vogla.

Ose duhet braktisur sikurse po e braktisin ata që e prishën ose nuk folën dhe nuk vepruan për ta mbrojtur. Mos o Zot!

Nomadë! Kap territore, bëji shkrumb, braktisi, shkrumbo të tjerë… ik larg, larg, në qytetet e të huajve ku ligji i të huajit të ndalon të shkatërrosh.

Por, kjo do të ishte vrasje për kombin!

SHKARKO APP