Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni!

 

Nga Artan Fuga

Po e përsëris: Tirana nuk bëhet më. Ka rënë.

Nuk e them sot, e kam thënë qysh në 2012, te ky libër. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Mos i kërkoni mjekut, t'i thotë atij që ka mbaruar se do të të shëroj. Këtë vetëm i Mënçuri i Nazaretit e bëri me Lazarin duke e ngritur së vdekuri.

Tirana na ka zënë poshtë të gjithëve. Tjetër punë premtimet elektorale. Ato janë për të mbledh vota. Suksesi elektoral dhe suksesi urban janë dy gjëra të ndryshme. Tani dëgjoj që meqë nuk paska vend për ndërtime në Tiranë, të zgjerohet me beton edhe më shumë drejt zonës për rreth.

Krimi kombëtar do të vazhdonte edhe më tej. Tirana e rrëzuar ka vetëm tre mundësi ribërjeje : Të rithemelohet në Dajt për një projekt 50 deri 100 vjeçar. Të zbrazet gradualisht duke shpërndarë popullsinë në të gjithë vendin duke e urbanizuar atë. Pra kjo kërkon 50 vjet. Mundësinë e tretë nuk po e them sepse nuk do ta uroja kurrë që punën tonë të keqe ta prishte natyra. Larg qoftë e mos o Zot. Përndryshe në vend të gështenjave piqen gënjeshtra!

SHKARKO APP