Tirana, një hale e madhe
Nga Artan Fuga
Tirana nje fshat i madh?
I merr te keqen fshatit.
Fshati me kishe e me varre, shkruante ai poeti per fshatin e tij te bukur
Tirana nje qytet?
I merr te keqen qytetit, se qyteti, edhe ai me i humburi sot ne Evrope nuk eshte nje gje e piset dhe e ndyre, e palare prej dy a tre dekadash…
Vjen era urine e mut gjithandej.
Me falni zonja e zonjusha per fjalen e duhur te ndyre qe perdora.
Asnje fjale tjeter nuk ma sjell ne menyre aq autentike ne hunde ate arome.
Ta shijojme mire perpara sesa te shkojme ne kutine e votimit me njeren dore fleten e votimit e ne tjetren shamine zhytur ne hunde per te mbyll vrimat prej eres te qelbur.
Por, cfare eshte, fjetore? I merr te keqen fjetores qe llamburit ne nje kazerme ushtarake ta zeme ne Kine a Japoni.
Tirana, me falni shprehjen tironse, eshte nje hale e madhe ku ne jetojme, fleme, jashteqisim, bejme projektligje, organizojme panaire "open", organizojme fushata elektorale per te zgjedhur kryetarin e hales sone te perbashket.
Padyshim qyteti me i piset i te gjitha galaksive.
Cfare turpi more cfare turpi… Na eshte fut koka ne hale nga turpi.
Shenim: Kujdes, halja nuk eshte nje wc, por nje grope ne fund te bahces, mbulu nga ferra ku gjate veres gelojne miza te stermedha dhe nje arome e thate fekalesh perzihet me eren e fiqve te kalbur e ku shkohet pasi vesh cizmet e hales…