Toka e shenjtë dhe ”armiku” Albin!

Nga: Redjon Shtylla

Tre anëtarë të Policisë Speciale të Kosovës, u grabitën të gjallë nga Serbia. Tre burra të armatosur që iu janë lidhur sytë dhe vënë prangat, bënë xhiro nëpër mediat botërore, sikur të ishin një mall i ri për t’u shitur.

Ky skenar është i parë. Lufta e Palestinës nisi që në vitin 1967 dhe vijon ende në ditët e sotme. Hyjnë forcat izraelite në xhamitë palestineze dhe rrëmbyen njerëz. Dynden kamikazë palestinez dhe bëjnë namin në kufirin e Izraelit. Leposaviqi në Veriun e Kosovës është si Gaza, që drejtohet nga një grup militant palestinez, Hamas, i cili ka kryer luftime me shtetin izraelit. Kurse Izraeli kontrollon kufirin e Gazës për të mos lejuar që Hamasi të marrë armatime.

Ka një agresion në qëndrimet e SHBA-së, BE-së dhe qeverisë shqiptare përkundrejt kryeministrit Albin Kurti, ku e bëjnë përgjegjës për tensionet në veri dhe se nuk dëgjon këshillat dhe nuk pranon draftin e Ramës për Asociacionin në komunat serbe. Albin Kurti është lideri politik që ka bërë histori në Kosovë, duke fituar bindshëm në zjedhje. Kjo qasje me ultimamute nuk ndihmon Kosovën, por bën që Kurti të veprojë me saksione edhe më shunë ndaj Serbisë.

Përgjatë këtyre javëve, ka një ulje të heshtje ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe që ”armik” i Kosovës po del të jetë Kurti, që është rrahur dhe ka kërkuar me vite ndryshimin e vendit të tij. Populli i Kosovës e ka treguar që është me Kurtin, dhe në këtë situatë ata janë me Kurtin, edhe pse në sytë e ndërkombëtarëve ai po shihet si ”armik” dhe Vuçiç si ”mik” i Kosovës.

Nuk mund të bëhen kompromise në këtë pikë, edhe pse Kurti është kundër të gjithëve, a mund të mos e kenë të gjithë gabim, dhe Kurti është në rrugën e drejtë dhe që është më e duhura për Kosovën? Koha do ta tregojë.

SHKARKO APP