“Topa djegësi” mazhorancë-opozitë për reformën
Kjo reforme duhet mbyllur nje ore e me pare. Dhe kete nuk e pres nga maxhoranca. Atyre ju volit te perdorin te vetmen karte e cila ende nuk ka vulen e deshtimit si reformat e tjera; te mburren se po bejne ate qe duhet per vendin; se jane kurajoze;te qarte dhe ne linje lineare dakordesie me nderkombetaret. Madje, kaq mjeshterisht jane ne kete loje, sa po t’ kene mundesi do ta zgjasin deri n maj te vitit tjeter…
Nga Majlinda Bregu
Dje pas votimit te ligjit te SPAK, ligji i qe percakton menyren e zgjedhjes se KLGJ dhe KLP eshte terheqeur ne minute te fundit ne seance plenare nga maxhoranca. Sipas asaj qe tha kryetari i Kuvendit: per te gjetur konsensus.
Kam lexuar keto dite historine e reformes ne drejtesi ne Rumani, Bullgari e Kroaci meqe jane vendet ku parimi i Kushtezimit per tu anetaresuar ne BE i zuri se pari keto vende.
Prej mbreme nje gje kam me te qarte edhe pse mjegulla lojes me drejtesise ne Shqiperi, po behet edhe me e dendur.
Kjo loje “Topa Djegesi” (e mban mend kush eshte i brezit tim)e rikthyer pas votimit te korrikut), i shkon pas shijes e fijes maxhorances qe qeveris.
Nuk ka askush tjeter leverdi te sorollase Reformen ne Drejtesi vec atyre qe qeverisin.
Une jam e qarte per rendesine qe ka kjo reforme per te mos e lene Shqiperine ne çarkun e izolimit e te pavemendjes. Jam e qarte se sa mund duhet te nderrosh mendjen e vendeve europiane se nje reforme problematike ne rezultat dhe per vendet e tjera, do te ndryshoje katerciperisht te ardhmen e Shqiperise. Por na kane vene ne prove!
Madje madje jam e bindur se permbyllja e kesaj reforme eshte si ajo prova e durimit, kalimi i se ciles te shperblen me nje te mire me pas. Vetem se ky eshte fillimi.
Nderkohe, te gjithe do konsumojne akoma nerva, fjale, negociata dhe nga ana tjeter do degjojme me pak per maturantet qe jane ende pa zgjidhje; per laboratoret qe nivelin e garancise per kontrollin e mbetjeve te riciklueshme,e kane po aq te besueshem sa dhe garancia qe qytetaret kane per voten neser. Gati gati jane njesoj. Edhe sikur te modernizohen aq sa (nuk) modernizohet kodi zgjedhor, perseri nga njerez do te manipulohen ndaj s ‘ ka paisje t’ i beje te besueshem. Me pak do degjoni per permbytjet e zakonshme dhe sigurisht shume pak per te perditshmen e lenguar te shqiptareve.
Ndaj them. Kjo reforme duhet mbyllur nje ore e me pare. Dhe kete nuk e pres nga maxhoranca. Atyre ju volit te perdorin te vetmen karte e cila ende nuk ka vulen e deshtimit si reformat e tjera; te mburren se po bejne ate qe duhet per vendin; se jane kurajoze;te qarte dhe ne linje lineare dakordesie me nderkombetaret. Madje, kaq mjeshterisht jane ne kete loje, sa po t’ kene mundesi do ta zgjasin deri n maj te vitit tjeter.
Kjo eshte loja e tyre. Do te isha shume e kenaqur te mos na kishin opoziten ne kete loje.
Sepse une s’ po artij dot te pertyp faktin se pse nuk “i djegim”, e te dalin jashte kesaj loje. Pse duhet te jemi prokundra, ndoshta, per nje proces qe nese sot ka nje mundesi reale per tu zbatuar e ka prej prej ndryshimeve qe ka bere opozita.
Dhe ne fund
Qe ne te jemi te besueshem mjaftueshem kur flasim per kete qeveri,duhet te jemi te qarte e permbylltas me kete reforme ne drejtesi. Me veten, me nderkombetaret.
Kur ne loznim “Topa Djegesi” duhet te gjuaje fort sa ta digjje e ta nxirrje jashte loje kundershtarin. Perndryshe vetem zgjatej loja.