Tragjedi në Mekë: 717 pelegrinë të vdekur (FOTO)
Ka shkuar në 717 persona numri i të vdekurve gjatë shtyrjeve në qytetin Mina, jashtë qytetit të shenjët myslimanë të Mekës,informojnë zyrtarët në Arabinë Saudite, raporton BBC.
Autoriteti i Mbrotjes Civile thanë se më shumë se 800 të tjerë janë plagosur në incidenti në Mina, rreth 5 km larg Mekës e cila pret 2 milionë pelegrinë.
S’ka asnjë shqiptar- Ilir Hoxholli, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet nga qyteti i shenjtë i Mekës qetëson të gjithë shqiptarët të afërmit e të cilëve kanë shkuar për haxhillëk në Mekë.
Në një intervistë telefonike për Ora News Hoxholli deklaroi: “E gjithë rruga e përshkruar nga shqiptarët nuk ka të bëjë fare me trajektoren ku ka ndodhur tragjedia. Ata kanë respektuar të gjithë itenerarin dhe janë shëndosh e mirë”
Në Mekë janë 400 haxhinj shqiptarë, nga këta 80 janë shqitparë dhe boshnjakë nga Mali i Zi, 320 janë shqiptarë të Shqipërisë