Traktati i Mastrihtit, Edi Rama dhe orientimi i tij aziatik!

Nga Aleksandër Biberaj

29 vite më parë, drejtuesit më të lartë politikë të 12 vendeve të Komunitetit Europian vendosën që ta shndërrojnë Komunitetin Europian në Bashkim Europian.

Duke  nënshkruar Traktatin e Mastrihtit ata morën përgjegjësitë në kushtet e reja të krijuara pas përmbysjes së komunizmit, duke i hapur rrugën kështu zgjerimit të BE-së nëpërmjet anëtarësimit të vendeve ish-komuniste.

Ky ishte një zhvillim shumë pozitiv, pasi iu tregonte vendeve ish-komuniste, popujve të shtypur nga diktaturat komuniste se sakrificat e tyre për liri dhe demokraci nuk kishin shkuar dëm, dhe se ëndrrat e tyre për një Europë të Bashkuar mund të bëheshin realitet.

Edhe Shqipëria e filloi me shumë shpresë, besim dhe entuziazëm rrugëtimin drejt BE-së që në vitin 1992 me fitoren e demokracisë, dhe deri në vitin 1996 eci shumë mirë duke qenë ndër vendet e para të Europës Jug-Lindore për kryerjen e reformave përkrah Hungarisë, Çekisë dhe Polonisë.

Po të kishim vazhduar me atë ritëm dhe sukses reformash do të ishim anëtarësuar që në vitin 2004 kur u anëtarësuan 10 vende ish-komuniste. Fatkeqësisht ngjarjet e viteve 1996-1997 na kthyen 20 vite pas, dhe që nga ajo kohë deri sot vendi sorollatet në dyert e BE-së, herë duke u afruar dhe herë duke u larguar prej saj.

Qeverisjet e majta e kanë pasur shumë defekt integrimin e Shqipërisë në BE, sa kohë ishte Fatos Nano në periudhën 1997-2005 vendi nuk e fitoi dot Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërkohë që qeverisja e PD-së e mori direkt sapo erdhi në pushtet në vitin 2005 falë reformave të suksesshme.

Fatkeqësisht si me modelin e Fatos Nanos, prej 8 vitesh Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës dhe sektit të rilindjes po rrëshqet çdo ditë e më poshtë duke iu larguar BE-së me synimin e Edi Ramës për ta çuar vendin drejt lindjes turko-arabe, por orientimi ynë mbetet ai euro-atlantik.

Një ndër detyrat dhe sfidat kryesore të qeverisë së PD-së dhe opozitës së pas 25 prillit është edhe integrimi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për të cilën ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë, mjafton një vullnet i fortë politik të cilin Lulzim Basha e ka, dhe kryerja e reformave të suksesshme.

Lulzim Basha do të jetë kryeministri që do të anëtarësojë Shqipërinë në BE!

SHKARKO APP