Transparenca, SHBA e ka kapur demin nga brirët
Nga Ylli Manjani – Nuk para e vlerësoj zotin Palmer, por nuk i heq asnjë presje propozimit të Tij për “Akademi të Transparencës”.
I couldn’t agree more!
Fiks ajo që i mungon qeverisjes TRANSPARENCA.
Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.
Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë.
Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq.
Pra asnjë kacidhe ndihmë për qeverinë siç pretendon propaganda.