Tritan Shehu: Tullumbacet në 3 D të Rilindjes nuk mashtrojnë dot gjirokastritët e mençur

Nga Tritan Shehu –

Për të qarë e për të qeshur, kjo qeveri në ikje mbasi mashtroi e spekuloi duke shkretuar Gjirokastrën e Qarkun për 8 vite rresht, duket që nuk e ka harruar dhe tashti në fund të saj të vetmin zanat që ka, gënjeshtrën.

U mblodhen me pompozitet, shpalosen te vetmet gje qe dine te bejne, disa vizatime ne 3 D pa asnje projekt e mbeshtetje financiare, duke deklaruar solemnisht se do te ndertojne Unazen e Gjirokastres.

Per ironi desheroj tu kujtoj se dhe kater vite me pare paraqiten nje pacavure skice, gjithemone ne 3 D te nje te ashtuquajturi bypass te atij qyteti vlerash e historie….me tej harese deri sa nje dite me pare u kujtuan te “hapin” disa fletushka te tjera, duke kujtuar se gjirokastritet e kane kujtesen e shkurter.

Keta qe kane lene kete Qark e qytet te harrruar e diskriminuar duke nxitur braktisjen e tij, keta qe ne 8 vite as rrugen per Delvine nuk e mbaruan dot, keta qe kane lene rrugen drejt 3 Urave ne shkaterrim te plote, qe nuk kane guximin as te permendin aeroportin e Gjirokastres, qe mbyllen spitalet e Tepelenes e Permetit e po shkaterrojne ate te Gjirokasatres se bashku me Universitetin, keta qe vetem per 2,2 km zgjerim rruge ne Tepelene harxhuan reth 22 M euro…lista ketu eshte pa fund, kane dhe paturpesine qe kur dhe pak muaj u kane ngeleur ne “karrike” te kerkojne te mashtrojne ata banore fisnike, me ate “Unaze” rrugore ne 3 D.

Gjirokastra e Qarku kane nevoje per projekte reale, zhvillime ne infrastrukture, bujqesi, aresim, shendetesi, stimulim te biznesit etj etj, per te dale nga rrenimi e varferia ku e kane cuar politikat e spekullimet e Rames e te Rilindjes ne keto dy mandate.

Fatmiresisht tashti 25 prilli po troket edhe ne porten e Gjirokastres, Tepelenes, Memaliajt, Permetit, Kelcyres, Libohoves e Dropullit.

 

SHKARKO APP