Tsipras, koalicion qeverisës me të djathtën sovrane

Aleksis Cipras, kreu i partisë së majtë SYRIZA, fitues i zgjedhjeve legjislative të parakohshme që u zhvilluan dje në Greqi, njoftoi se do të bashkohej me partinë Grekët e Pavarur të Panos Kammenos për formimin e një qeverie koalicioni.

“Ne do të bashkojmë forcat tona, (…), ne do të vazhdojmë së bashku”, theksoi Aleksis Cipras në një fjalim para mbështetësve të SYRIZA-s, të mbledhur në sheshin në qendër të Athinës.

Sipas rezultateve pas numërimit të 66 për qind të votave, SYRIZA, që ka mundur të sigurojë e vetme 145 vende nga 300 në Parlament do të ketë mbështetjen e Anel duke i siguruar kështu ma

Panos Kammenos u shpreh se do të bashkëpunonte sërish me Aleksis Cipras, ashtu siç kishte bërë në muajin janar dhe gusht. Në atë kohë SYRIZA dhe Anel kishin 162 vende në Parlament dhe Panos Kammenos kishte marrë portofolin e Mbrojtjes.

“Populli grek dha një mandat të qartë, ne do të vazhdojmë atë që nisëm së bashku shtatë muaj më parë (…) ne do të ndryshojmë ekuilibrin e forcës në Evropë”, deklaroi Aleksis Cipras.

Syriza arriti të marrë në këto zgjedhje mbi 35 për qind të votave, ndërsa Demokracia e Re ka marrë rreth 28 për qind të votave. Partia e tretë me 7.05 për qind të votave është Agimi i Artë, Pasok me 6,40 për qind, Partia Komuniste 5,48 për qind, Lumi 3,91 për qind, Unioni i Qendrës 3,71 për qind, Uniteti Popullor 2,82 për qind.

SHKARKO APP