Turp për Gjykatën
Nga Mentor Kikia
O sa turp me qen shqiptar!
Mos u habisni. Nuk me vjen turp qe flas shqip, qe shkruaj shqip, qe kam vetem pasaporte shqiptare, qe jeton e punoj ne Shqiperi. Me vjen turp per institucionet e ketij vendi, per politiken dhe drejtesine.
Dhe ja pse: pas 6 muaj gjyq ndaj dy deputeteve te PS qe goditen nje deputet te PD, gjykata e larte tha: Jane te pafajshem dhe hetimi skishte pse te fillonte fare, sepse ata jane deputete, brenda parlamentiti mund te bejne cte duan dhe se mund te marrin vetem ndeshkim administrativ.
NUk dua te komentoj vendimin. Por dua te pyes perse gjykata nuk tha qe ne fillim qe ky gjyq nuk behet pasi ndaj deputeteve nuk ka pse ngrihet akuze, por do te shtyne 6 muaj kohe me ta e tani te thote se ia kemi fut kot?
A e dini sa energji kemi harxhuar te gjithe, edhe ne gazetaret, per kete e shume ceshtje te tjera ndaj politikaneve, qe gjykata i hap me buje e i pushon ne heshtje? a e dini se sa ceshtje te tjera ka gjykata qe presin radhen dhe per 6 muaj ka bere lojen me ceshtjen e deputeteve?