U fitua beteja e Lazaratit, por u humb lufta me kanabisin…

Nga Artan Hoxha –

6 vite nga operacioni antikanabis i qershorit 2014. Duket sikur ka ndodhur para nje shekulli…
Me djemte e RENEA-s, pas 5 ditesh lufte te ashper, me “trupat operacionale” te narkotrafikut…
U çlirua territori i licensuar nga qeveria e kohes, si “Zone e lire e narkotrafikut”.
U godit baza logjistike e grupeve te organizuara te narkotrafikut.
U kapen dhjetera tonelata kanabis, te perpunuar, ambalazhuar dhe magazinuar, gati per shitje.
U shkaterruan me qindra parcela te mbjella me kanabis, me siperfaqe mbi 250 hektare, sipas monitorimeve nga ajri te Guardia di Finanza.
U sekuestrua nje arsenal i tere armesh, nga armet e lehta, automatiket, mitrolozet e lehte dhe te rende, arme kundertanke, arme kunderajrore, mina, granata, lende eksplozive dhe snajpere.
U gjeten te fshehura dhe te groposura ne toke, qindra milione leke dhe qindra mijera euro.
U kapen tre laboratore te perpunimit te vajit dhe çokollates nga kanabisi.
U be lufte me ushtrine e krimit te organizuar, por pasojat i pati fshati Lazarat.
U arrestuan afro 120 persona, pjesa derrmuese banore dhe te rinj te Lazaratit, qe ne fakt ishin çiraket dhe ushtaret e narkotrafikut, por jo boset e vertete, te tij

BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre.
Duke u lene te lire dhe me burime financiare te paprekura, dy vite me pas, me 2016-en, ata do te riktheheshin shume here me te fuqishem, per ta kthyer ne nje Lazarat te madh, gjithe Shqiperine
Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte…
Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kanabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…
Kampionati vazhdon…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?