U.N të jetë a të mos jetë?!

Por dyqindmijëshi i Guterres u bë miliona refugjatë. Edhe Bota pagoi shuma pa fund për Komisionin e Guterres. Por edhe vetë Guterres u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i OKB. Guterres vjen pikërisht nga elita politike që “ndanë lajthinë” për të tjerë, por luanin mban për vete. Një komunist i bindur dhe i vendosur që nga Lufta e Dytë…

Nga Frrok Çupi

Përplasja me të drejtën e Izraelit i vuri Kombet e Bashkuara në pyetjen ekzistencës”: “Të jenë apo  të mos jenë?… Po të jenë, atëherë do të ketë më shumë konflikte në botë. Vota kundër Izraelit në Këshillin e Sigurimit ka hapur portën e një konflikti pa fund mes Izraelit, Palestinës dhe Botës arabe, fillimisht. Të tjerat vijnë pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është koha kur gjithë bota po bën shumë pyetje për gjithë botën në riorganizim. Zgjedhja e Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara; Brexit-i i Britanisë, rënia e elitave politike të majta në Europë dhe pikëpyetjet se çfarë do të jetë nesër…., nxjerrja e Amerikës nga izolimi i shkaktuar prej administratës Obama, ndërtimi i marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë dhe politika jashtë konfliktit të stisur; politika për tharjen e moçalit qeverisës kudo ku qeverisen qytetarë; largimi menjëherë i qeverive të mërzitshme që kanë grabitur popujt… Këta janë faktorët e ndryshimit. Kombet e Bashkuara, papritur u shfaqen në rrugën e “Trenit…”; dhe, mund të jetë nga të parat që do të ndryshojë? Tani është koha; por si?. Analistë perëndimorë shtrojnë pyetjen: Të lihet pa fonde apo të mos jetë UN? Është njësoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja me Izraelin ishte si pika e fundit në gotën plot. Para Izraelit, UN ishte plot me mëkate; mëkate të vlerësuara nga jashtë; por nga brenda “moçalit” UN ishte plot autoritet. “Dry the Swamp!”- me këtë trend i fituan zgjedhjet amerikanët.

Kombet e Bashkuara para syve tanë:

1.

Plot një epokë që U.N. thotë se po hedh dritë mbi demokracinë në Lindjen e Mesme. Politika e “demokracisë së UN” e solli Lindjen e Mesme në pikën që po thuhet se “duhej të ishte Saddami”; në Libi “u vra kot Gaddafi”. Lindja e Mesme e “demokratizuar” me Pranverën Arabe, ndodhet në luftë për vete dhe në presion mbi qytetërimin perëndimor evropian. Miliarda e miliarda shpenzoi OKB për “demokracinë” në Lindjen e Mesme… Po në Korenë e Veriut ku sundon komunizmi më i shëmtuar? Po në Somali? Po në Nepali? Po në Vietnam?… Kombet e Bashkuara, me sa duket vlerësuan se në këto vende ka demokraci (!). Nuk e dinte se nuk kishte? Atëherë pse duhet UN?

2.

Sistemi i vlerës në Kombet e Bashkuara, cili është? Kush i shkel më shumë njerëzit, ai qenka regjimi më i lartësuar(!). Vallë këndej morën model regjimet e këqija, (si edhe këtu te ne), ku qeveritë komuniste dhe të tanishme “post”, lavdërojnë dhunën mbi njeriun si garanci për pushtet të gjatë. “Delet” nuk kanë nevojë për dinjitet!- ka lënë të nënkuptohet qeveria në Shqipëri. Edhe UN këtë do ta quante sjellje “exellente”. Regjimi ku dhunohet barbarisht njeriu, ky regjim vihet në krye të U.N; ka prova? Angola dhe Senegali janë pranuar anëtare të Këshillit të Sigurimit; këto vënë edhe veto apo  japin leje që qeveritë brutale në botë të marrin armët kundër popujve të tyre. Ja vetëm Angola: Nën pushtetin brutal të presidentit José Eduardo dos Santos, liria e individit dhunohet barbarisht. Forcat e Sigurimit shtypin lirinë e mediave, lirinë e shprehjes, aktivistët e të drejtave të njeriut; fjala kritike dënohet penalisht si shpifje (e mbani mend, edhe në Tiranë ka një projekt-ligj të këtij viti që pret të kalojë në Kuvend); ka arrestime arbitrare, kriminelët bëjnë ligjin në gjykata …  Por Angola është ftuar në OKB si anëtare e Këshillit të Sigurimit, mes 15 shteteve dhe regjimeve “të të Drejtës”. Ironike apo tragjike?!

3.

Dëshmia e U.N. është para nesh: Në vitin 2015 dhjetëra mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, nga Afrika dhe vendet e Ballkanit, u inkurajuan që të sulmojnë portat e Europës. Më të rinjtë dhe më të shëndetshmit u inkurajuan specifikisht nga multimiliarderi George Soros për të sulmuar jetën e qytetarëve evropianë. Në atë moment, “cari” i Komisionit të Emigrantëve (UNHCR), Antonio Guterres, -siç raportonte në kohë  BBC,-  bëri thirrje që kombet e U.N. të “hapin kufijtë” për emigrantët. Ai tha se “Europa duhet të presë 200 mijë refugjatë” si pjesë e “strategjisë së përbashkët” duke ndarë “përgjysmë ushqimin” (“lajthinë mes partizanësh”- kjo ishte thënë nga komunistët tanë).

Por dyqindmijëshi i Guterres u bë miliona refugjatë. Edhe Bota pagoi shuma pa fund për Komisionin e Guterres. Por edhe vetë Guterres u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i OKB. Guterres vjen pikërisht nga elita politike që “ndanë lajthinë” për të tjerë, por luanin mban për vete. Një komunist i bindur dhe i vendosur që nga Lufta e Dytë, që nga Nikaragua e deri në krye të Internacionales Socialiste; i ngjitur pas administratave dhe qeverive, i përkushtuar në stanjacionin e “moçalit” të atyre që krijuan armiqësi me popujt. Gueterres ndodhet tani në pritje për të zëvendësuar Ban Ki Moon… Nina Shea, drejtore e Institutit për Lirinë e Besimeve në Hudson e ka akuzuar direkt zotin Guterre se “viktimat e ISIS janë lënë të negociojnë vetë me xhelatin” pa ndërhyrjen e U.N.. Ajo ka akuzuar se Kristianët e Lindjes së Mesme “janë abandonuar nën këmbët e Guterres”. Media perëndimore ka paraqitur qindra fakte se si anëtarët e stafit të Kombeve të Bashkuara “përmes e-mail- eve kanë përhapur pornografinë e fëmijëve…, kanë bërë kontrabandë droge dhe kanë sulmuar njëri tjetrin, për vdekje, me thika; pa përmendur traktorët…” “U.N. është masivisht i korruptuar dhe institucion i pa shpresë”, shkruan Joseph Fatah, analist,  krijues dhe lider mediash në Amerikë.

… Kombet e Bashkuara, duket si rastësisht u shfaqen para Trenit të Ndryshimit. Tani është para pyetjes ekzistencialiste: Të jetë apo të mos jetë?

Bota vetë ndodhet para pyetjeve rreth Kombeve të Bashkuara:

Të presë fondet? Po të mos i ndërpresë, atëherë kjo krijesë do të vazhdojë pa fund… Sot, më 28 dhjetor,  organizata “Zëri i Izraelit” është mbledhur në New York ku po i kërkon qeverisë amerikanë të ndërpresë fondet për U.N-në. Edhe disa senatorë e kongresmenë po i kërkojnë qeverisë Amerikane të njëjtën gjë: Të rishikohen ose të ndërpriten… Vetëm Shtetet e Bashkuara paguajnë 3 miliard dollarë në vit; plus 185 vende të tjerë. Financimi duket se ka ardhur në pikën “Mjaft!”. Atëherë edhe për U.N.,  do të thotë mjaft! Treni mund të sjellë tjetër gjë të dobishme…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?