U shoftë e ajo shoqëri që quan frymë politike fatkeqësinë e saj!

Nga Ylli Manjani
Për tezën e “frymës”. Nëse frymë politike quhet:
1. Dalja në rrugë me të vdekur e arkivolë në krahë;
2. Dalja në televizor me kuti vaksinash dhe me pordhë “personalitetesh” të pjerdhur;
3. Mbledhja e grumbujve të njerëzve pa maska e pa ruajtje në kulmin e valës së infektimit;
4. Bërja e fotove në rrënoja godinash të shembura nga tërmeti;
5. Hipja në lundra apo në makina borëpastrimi për të bërë një foto;
6. Dalja në dëborë për matje tensoni;
7. Dalja jashtë shteti për shoping ose për biftek;
8. Dalja 3 herë në ditë, para ose pas buke në televizor për të treguar barsaleta e rrena që mbulojnë rrenën;
9. Për çdo skandal t’ia hedhësh fajin Saliut dhe të tjerëve e të mos marrësh përgjegjësi përsa bën vetë;
Dhe pisllëqe të tilla antinjerëzore, nuk do ti desha kurrë të ishin frymë politike.
U shoftë e ajo shoqëri që quan frymë politike fatkeqësinë e saj!
Më mirë pa frymë sesa me frymë të qelbur!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?