UÇK: Politikanët shqiptarë, që do të ndëshkohen rëndë për tradhtinë në Kumanovë
Për mediat mbarëshqiptare është shpërndarë një komunikatë e një grupi, në emër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK, ndonëse ata qëndrojnë në ilegalitet, ku thuhet se Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe disa politikanë kosovarë tradhtuan të vrarët në Kumanovë.
“Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë, bandën e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar, Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gorgana Jankullocska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit”, thuhet në këtë komunikatë. Kjo komunikatë është lëshuar në të njëjtin ditë kur disa nga të rënët në Kumanovë janë përcjellë sot me nderime nga për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Prishtinë.