UFO-t ekzistojnë

 

 

Të pasionuarit pas UFO-ve, që shpesh quhen edhe ufologë, përgjatë viteve kanë vdekur nga shkaqe të çuditshme: nga kancere të rralla, sulme në zemër, vetëvrasje të dyshimta etj. Disa prej tyre janë zhdukur pa nam e nishan.

Ja disa nga rastet më të njohura:

Phil Schneider ishte një gjeolog dhe ekspert i eksploziveve. Ai pohonte se kishte parë me sytë e vet sesi alienët e hirtë, të ngjashëm me njerëzit, kishin punuar krah për krah me teknikët amerikanë në një qendër nëntokësore në Dulce, Nju Meksiko. Ai thoshte se, në vitin 1979, kishte ardhur deri te një moskuptim midis njerëzve dhe alienëve, me ç’rast ishin vrarë 66 agjentë sekretë amerikanë dhe një numër i paspecifikuar i alienëve gri. Vetë ai ishte plagosur nga një armë e alienëve në gjoks, ku më vonë i ishte paraqitur tumori. Si duket këto fjalë të tij nuk i pëlqyen dikujt, sepse më 17 janar të vitit 1996 ai u gjet i vdekur, gjoja i ngufatur nga një kateter. Edhe vet Schneider thoshte se, herët a vonë, do ta vrisnin.

Një rast tjetër i vdekjes misterioze është ai i Ron Rummel-it, ish-agjentit të “Air Force”-s amerikane dhe botuesit të librit “Alien Digest”, më 6 gusht të vitit 1993. Sipas versionit zyrtar, Rummel e kishte vrarë veten me revole në gojë. Por, miqtë e tij thonë se në revole nuk është gjetur as edhe një pikë gjaku, si edhe asnjë shenjë e gishtërinjve. Po ashtu, letra lamtumirëse, gjoja e shkruar nga ai, është konstatuar se është shkruar nga një njeri mëngjarash, derisa Rummel ishte djathtak.<br /><br />Libri “Alien Digest” përjetoi shtatë botime, por tani thuajse është e pamundur të gjendet qoftë edhe vetëm një ekzemplar i vetëm.

Ron (Jerrold) Johnson kishte 43 vjet dhe gëzonte një shëndet për merak. Sapo kishte bërë analizat komplete mjekësore dhe të gjitha i kishin dalë në rregull. Por, më 9 qershor të vitit 1994, derisa ishte në një takim shkencor në Ostin, ai vdes në mënyrë misterioze. Por, kur mësojmë se ai ishte duke studiuar sistemet e fluturimit të UFO-ve, atëherë asgjë nuk duket e rastit. Ka disa që thonë se ai i kishte rënë në gjurmë komunikimit të alienëve. Autopsia e tij ka përfunduar pa rezultate. E çuditshme, apo jo?

Ann Livingston vdiq në fillim të vitit 1994 nga një formë agresive e kancerit të vezoreve. Livingston punonte si kontabiliste, por merrej edhe me ufologji. Ajo kishte botuar edhe artikullin me titull "Electronic Harassment and Alien Abductions" (“Keqtrajtimi elektronik dhe rrëmbimet nga alienët). Më pas ajo ishte alivanosur nga pesë “njerëz në të zeza” (Men in Black), të cilët ajo i përshkruante si pa fytyrë, me disa armë të gjata me drita. Ajo që nuk dihet nga shumëkush, është se edhe vet Ann ishte rrëmbyer më parë nga alienët. Athua kanceri i saj u paraqit si rezultat i zbulimeve që na i tregoi ajo?

Danny Casolaro, një gazetar investigues, ishte vënë në ndjekje të vjedhjes së softuerit “Project Promise”, i cili ishte i aftë që ta gjente këdo, kudo në botë. Ai vdiq në vitin 1991, gjoja nga vetëvrasja. Casolaro po ashtu studionte disa raste të UFO-ve. Rastësi?!

Ron Bonds kishte botuar shumë libra rreth mistereve të pazgjidhura, fenomeneve të pashpjegueshme dhe konspiracioneve – nga vrasja e Kennedy-t e deri te helikopterët e zinj të Rendit të ri botëror. Skenaristët e serisë "The X-Files" e thërrisnin atë për t’iu dhënë ide të reja.

Ai vdiq në prill të vitit 2001, gjoja nga helmimi me ushqim edhe pse kishin kaluar 15 orë nga hera e fundit kur ai kishte ngrënë. 

SHKARKO APP