Unë nuk jam dele! Ose të zgjedhësh të jesh delja e zezë!
Nga Altin Hazizaj –
Si nuk doli nje here kjo fytyre e vrerosur, qe mbijeton fale pushtetit te pakufizuar qe i kemi dhene ne te gjithe (e qe jemi fajtore) per te dhene llogari per:
– Varferine, 40% e njerezve jetojne me 200 lek ne dite! Me te ne te gjithe do varferohemi edhe me shume! Tmerr!
– Taksat e larta, ishte ky zoteri qe goditi fort klasen e mesme dhe nga 10% e beri 15% taksen per te ardhurat tona personale!
– Rritja e çmimeve per te gjitha mallrat e sherbimet publike dhe private! Nafta, ushqimet e perditshme baze, transporti dhe taksat e tij, kostot e shendetesise dhe mbi te gjitha monopolet! Ekonomia fale ketij eshte lene ne duart e kaq pak shokesh e shoqesh, qe kontrollojne nga çfare hame e deri tek mbeturinat qe prodhojme! 4 vjet te tjera dhe ne do kemi 2fishim çmimesh se helbete e dine qe eshte mandati i fundit fare qe mund te marrin!
– Covid – te gjitha kostot ky zoteri ia kaloi te gjitha familjeve tona, qe pertej mbijeteses se perditshme, duhet te hyjne ne borxhe per ti mbijetuar edhe covid! Te mbash ekonomine gjalle me semundjet tona eshte KRIM i rende o zotni! Te dalesh e te besh foto me te shkretet njerez qe mezi presin te vaksinohen eshte e pa moralshme dhe e peshtire!
– Pas çdo kulle qe ndertohet e qe shkaterron ate qe ka mbetur nga Tirana, qendron ky zotnia! Eshte ky qe thote se ku do te ndertohet (gjasme Keshilli) e ku jo! Lali Eri eshte thjesht masha e Rames! E di eshte e rende! Te perfundosh nga Mjaft tek masha e Rames… uh prit a nuk ishte Rama ne bordin e Mjaft??
– E fundit, ky zoteria nuk e do demokracine dhe fjalen e lire! E shkaterroi Kuvendin, e prishi te gjithe pushtetin vendor dhe e beri si i donte qefi, e tash ka mbi 2 vjet qe kerkon ti mbyll gojen edhe atyre pak platformave te zerit te lire qe kane mbetur. Tani kur u ble Blushi & co jo me ca roça-poça. Po edhe po nuk i bleme bejme ligj special siç e beme per Fusha & co! Sa per shoqerine civile e ka thene vete: ka vdekur!
Mbase ketu ka te drejte! Kur kontrollon thuajse çdo ze, ata pak qe kane mbetur jane thjesht bezdises po kaq! Kujt i rruhet!
Tani kur te dilni te votoni, nje here ne jeten tuaj mendoni Ramen qe me kete fytyre qe ju perqesh se e di qe ne nuk ndryshojme! Votojme vetem ata qe na shajne, vrasin e vjedhin! Tamam DELE!