Unë nuk jam i lumtur!

 

Nga Erjon Braçe

 

Me ngre nervat ineficenca dhe vonesa pas voneses per prodhimin e bujqit!

Ne fshat,  per bujqit eshte nje e mire afatgjate formalizimi, paisja me Nipt (numer identifikimi fiskal); nuk ka asnje kosto e nuk sjell asnje pasoje fiskale, tatime e taksa.

Por, qe te arrije tek Nipt-i, nje bujk duhet te lere diten e tij te punes, te shkoj ne drejtorine e llahtarshme te Bujqesise-te prese ne radhe e nese i vjen radha ate dite, te shkoje me pas ne drejtorine rajonale te Tatimeve-te prese ne radhe, jo nje dite, mbase dy e kushedi edhe tre, per te bere aplikimin, vetem per aplikimin.

Numri i Nipt-it do kohe, sistemi nuk krijon mundesi.

Por kjo kohe eshte kohe pune per cdo bujk dhe puna per bujkun eshte e vetmja mundesi per te ardhura.

Dhe jo vetem;

Mungesa e Nipt-it per bujkun e blegtorin, per shkak te kontrollit te drejte mbi grumbulluesit qe abuzojne rende, do te thote edhe produkt ne ruajtje.

Ashtu sic edhe masa tjeter e domosdoshme per te kontrolluar grumbulluesit, ajo e pageses per bujqit e blegtoret vetem permes Bankes;

Po vonon pagesat tamam per bujqit e blegtoret prodhues.

Dhe jo vetem;

Por rrit kot me kot kostot e bujkut me komisionet bankare.

Zgjidhjet janë aty mes bujqve.

Dhe nuk ka përse administrate të vonohet.

E thjeshte:

Aplikimi per Nipt te zgjerohet e afrohet ne zyrat e bashkive te reja!!

Pagesat e parave te behen edhe permes Postes;

Pagesat e parave te diferencohen-shumat deri ne 100 mije leke te paguhen ne dore, mbi kete nivel ne Banke e Poste!!

Po te degjosh zgjidh, nuk vonon, as prodhimin e as parate per bujqit!!

SHKARKO APP