Unioni i gazetarëve në Elbasan krah Sejdinit: Video e nxjerrë jashtë kontekstit
Pas publikimit të videos ku shihet kryebashkiaku Qazim Sejdini duke shantazhuar një gazetare ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Elbasan.
Në deklaratën e tij Unioni deklaron se videoja është e shkëputur nga konteksti.
Gjithashtu Unioni thotë se kjo video po përdoret për qëllime elektorale pasi është xhiruar shumë kohë më parë.
Unioni i Gazetarëve të Qarkut të Elbasanit, i mbledhur sot ( 17/06/2015) ndërmjet problemeve të tjera diskutoi edhe rreth transmetimit te një videoje në rrjetet sociale dhe mediat, pa autoresi raportuesi.
Filmimi në fjalë është realizuar kohë më parë dhe ka te beje me nje bisede informale e cila eshte teansmetuar fragmentalisht dhe jashte kontekstit. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit, bën me dije se ne asnje rast nuk kemi pasur denoncime apo ankesa nga kolege per ekzistencen e nje video- rregjistrimi ku te shantazhohen mediat apo gazetaret. Ne shprehim opinionin se publikimi i nje pasazhi te tille ku shfaqet vetem nje protagonist elektoral, është përdorur në kohë të vonuar dhe ndoshta për qëllime politike.
Unioni i Gazetarëve të Qarkut të Elbasanit deklaroni se : problemet tona në marrëdhëniet me institucionet apo me individë me pushtet, i kemi zgjidhur dhe perballuar me reagim te perhershem solidar dhe me profesionalizem. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit nuk është pale me asnjë subjekt politik dhe nuk do të jetë edhe në të ardhmen.
Sqarojme se sa i perket nje certifikate te dhene per ish-kryetarin e Bashkise se qytetit ne vitin 2012, kjo ka te beje me nje veprimtari te fundvitit te Deges sone, ne te cilen sipas tradites disa vjecare ne vleresojme dhe shprehim mirënjohje për isntitucione apo personalitete lokale dhe më tej, Dega e Unionit ka pasur si parim vlerësimin e partneritetit institucional dhe punën për mbrojtjen e lirise se medias ne vend.
Unioni i Gazetareve Elbasan