Uragani i Dibrës për Bashën!

Nga Alban Daci –

Nëse dikush ka pasur dyshime për fitoren plebishitare të PD në këtë qark nga sot e ka shuar edhe këtë dyshim!
Mbështetja e këtij qarku për PD në këto 30 vite ka qenë i vazhdueshëm dhe konstant! Mbështetja e sotme meriton admirim e po ashtu ju jep përgjegjësi të gjithë atyre që do të dalin deputet me logon e PD, por edhe vetë kryetarit Basha për ta rikthyer vëmendjen e merituar ndaj kësaj krahine që meriton shumë më shumë e sot, për fat të keq të jep përshtypjen sikur është një provincë e Bangladeshit!
Sot, Dibra si qark është krejtësisht e braktisur nga pushteti! Mandje, është më keq se e braktisur, sepse është e shfrytëzuar dhe e vjedhur nga pushteti ose nga njerëz që kanë lidhje me pushtetin!
Ndoqa më vëmendje takimin e Bashës me disa intelektualë që janë të respektuar, por Dibra ka shumë më shumë intelektualë me kontribute e vlera të jashtëzakonshme krahinore e kombëtare.
PD e Dibrës ka një mision shumë më të madh pas zgjedhjeve, ajo duhet të hap dyert dhe t’i ftoj në gjirin e saj të gjithë ata intelektualë që janë të djathtë me histori familjare e me formim individual dhe duan e kontribuojnë në jetën politike të Dibrës dhe jo vetëm!
Peshkopia ka marr padrejtësish një goditje të madhe nga ky pushet e të jep përshtypjen sikur është një vendur i shterur për përfaqësimin dhe përfshirjen e intelektualëve në jetën politike, sociale dhe ekonomike.
E vërteta nuk është kështu, por është se vetë politika e krahinës e ka monopolizuar për vete pushtetin e politikën dhe e ua ka mbyllur derën i intelektualëve. Me të deleguarin Xhelal Mziu kam besimin se do të ketë një fazë të re reformimi të PD duke e bërë forcë dinjitoze e model përfaqësimi edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale që mund të jenë tek dera, sepse ka shumë gjasa që Gjykata Kushtetuese të mos i njoh zgjedhjet monopartiake të zhvilluar më parë.
Një fitore është e rëndësishme, menaxhimi dhe për ta bërë atë një model të suksesshëm duhet të hapen dyert edhe të kenë rol protagonizmi edhe ato intelektual e profesionistë që janë mbajtur qëllimisht larg politikës për ta përvetësuar për vete pushtetin!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?