Urim xha Llazit për 29 Nëntorin

Nga Agim Xhafka –

Xha Llazi hiqet si veteran i luftës. E kam komshi dhe sot i shkova për vizitë. Se 29 nëntori është dita e tij. Ma hapi derën e shoqja, Frosa. Mbështjellë me shall e hedhur mbi shpatulla një pallto të vjetër. Sikur hyra në frigorifer m’u duk. Në kuzhinë xha Llazi veshur e ngjeshur, si plaku i Vitit të Ri.

-Po del?- e pyeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Jo, jo. Por kemi ftohtë ndaj rrimë kështu.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Po pse nuk ndez kondicionierin?

-Pastaj çfarë të hamë?!

Sinqerisht m’u dhimbs. Jo vetëm ky si veteran, por çdo i moshuar duhet të ketë falas ngrohjen. Më kujtohet babai që thosh shpesh, plakut po i dhe zjarrin, ai nuk pyet për pjatën, lere dhe pa ushqyer.

Doja ta ngacmoja për votën që i dha rilindjes, për ilaçet e skaduara që pi, për mosrritjen e pensionit, por më erdhi kaq keq sa e mbylla gojën.

-Hajdeni mbasdite nga unë -u thashë- Ngrohemi e bëjmë ndonjë dorë tavëll.

-Rrofsh, rrofsh – tha xha Llazi – por nga ora 5 deri në orën 9 në darkë shkojmë nga TEG-u. Autobuzi është falas e rrimë ngrohtë atje. Bëhemi shumë moshatarë bashkë. Sa kthehemi rrëshqasim në dyshek…

Dhe qeshte dinjitozi Llazi. E dinte që kishte votuar për vrasës e vjedhës, por nuk i shiste ata, as i përgojonte. Dhimbjen dhe vuajtjen i gëlltiste. Për të keqen e tij, por edhe tonën. Ah, mor Llaz, ah more Llazarë që na sollët në krye këta zuzarë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?