USA Today: Votoni për kë të doni, vetëm për Trampin jo!

SA Today është e vetmja gazetë e madhe amerikane që, në gjithë historinë e saj, nuk u ka bërë thirrje asnjëherë lexuesve të votojnë për një kandidat apo për një tjetër. Sot ajo e theu këtë traditë – u bëri thirrje lexuesve të saj që të votojnë për kë person të duan në nëntor, për sa kohë që ai person nuk e ka emrin Donald Trump.

Trump-i ka tradhëtuar premtimet e bëra nga të gjithë presidentët amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan bordi editorial i gazetës. Ndër premtimet, përmendet mbështetja e pakushtëzuar për aleatët e NATO-s, kundërshtimi i palëkundur ndaj agresionit rus, dhe garancia absolute e pagimit të obligacioneve të thesarit amerikan.

Sipas bordit editorial të USA Today, Trump-i ka shprehur një admirim shqetësues për udhëheqës autoritarianë dhe një respekt të vogël për garancitë kushtetuese të demokracisë. Respublica.alE.Z

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?