Vajza që investigon pasuritë e më të pushtetshmëve në Shqipëri, zbulon pagën e Alfred Pezës te “Korrieri” dhe “Ora News”

Vajza që investigon pasuritë e më të pushtetshmëve në Shqipëri: Zbulon pagën e Alfred Pezës te Korrieri dhe Ora News Aranita Brahaj, drejtoresha ekzekutive e “Open Date Albania” që publikon pasuritë e politikanëve, gjyqtarëve e njerëzve më të pushtetshëm në Shqipëri, reagon pas publikimit të lajmit se deputeti socialist Alfred Peza është aksioner në bankën Credins me një pasuri që kap vlerën e 1 miliard lekëve.

Sipas Brahajt, Alfred Peza është paguar si drejtor i Korrierit dhe Ora News me një shumë nga 5-10 mijë euro në muaj dhe duke marrë parasysh interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % ne vit, Brahaj thotë se llogaria përputhet me vlerat e deklaruara.

“Sot para se të merreni me Pezën, pyeteni sa është paguar si drejtor themelues i Korrierit dhe Ora News. Nëse paga e Pezës ka qenë 5 – 10 mije eu në muaj dhe interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % në vit … llogaria na përputhet me vlerat e deklaruara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoshta ndonjërit nga ju nuk i del xhiro vjetore e medias sa paga vjetore e drejtorit ( i del me pak) . Po për këtë pyesni kompetentin ( pronarin e medias)”, thotë drejtoresha e ODA ndërsa publikon edhe deklarimin e pasurisë së deputetit socialist Peza për vitin 2014 dhe 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarimi për vitin 2015, sqaron Brahaj, nuk është vënë asnjëherë në dispozicion nga ILDKP.

peza3 peza2 peza1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?