Vaksina do të fillojnë me personalitetet!
Forum E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 17:51
Nga Ylli Dylgjeri –
Kështu na tha Kryeministri ynë sot, që i dhënshim nga ditet tona- më tha xha Biloja, komshiu im, ish sigurims i Enverit ne bllok. Po, po e dëgjova vete zotin Rama, duhet te respektojme Personalitet tha, jo ti lemë të vdesim e pastaj ti perkujtojme! Kanë dhënë për këtë dite, Unë vetë jam robtuar duke bërë shërbim te shpija e Kolekës! Me takon mua ta bej?
-Mirë shumë – i thashë, bëhuni gati se do ju bëjnë vaksinat, se e meritoni. Ju nuk duhet të vdisni!
Pastaj sa keni mbetur? Në varreza ska vende, futeni
2 e nga 2, vaksina ka, do ta beni 1 nga 1!
– Po ku do ti bëjme mor bir ?- më pyeti prap Bilo,
se nuk dëgjoj mire as nga veshët.
– Po për Personaliete ka Drejtori më vete Qeveria.
Do të vij vetë Komandandi i Gardes tua bëj!
Nashi Bilo, Komandanti i Gardes nuk do merret më vigjilencen, apo vetem me ndarjen e vendrojeve, ushqimit, gazit ne taracen e Kryeministrise, as me tenderat e vellait, por po trajnohet per tju bere vaksinat Ju, personaliteve te mendjes e te pushkes. Po trajnohet te Instituti i Shendetit Publik, te vete doktoresha Silva Bino. Silva ua meson si tu çpojne, si te veshin dorezat, si ta tundin shishken, si ta shtyjne gjilperen, te gjitha, te gjitha!
-He me ja lumsha Binos une, grua e mençur ka qene, dhe gjithmone ne krah te qeverise ka ndejtur ne vite.
Tani, lajmero shoket se shpejt u vjen rradha. E keni nga biri Juaj Edi kete nder. Sikur edhe 5 vaksina te vijne tha ne TV, do ti ndaj ne dysh per Ju. Nuk i le, se nuk na lane as ato dje.
U ndame me xha Bilon, ne ashensor. Ai u ngjit e une zbrita ne kafe per te hedhur gjithe qef keto rradhe per vaksinen qe tu behet si fillim Personaliteve.