Varufaqis: Merkel ka çelësin për zgjidhjen e krizës greke

 

Ministri austriak i Financave thotë se dalja e Greqisë nga eurozona  duket e pashmangshme tani.

"Pasojat për vendet e euros nuk janë aq të këqija si për Greqinë. Është e qartë se një shtet nuk mund në asnjë rrethanë të shantazhojë Komisionin Evropian dhe vendet e euros", tha ministri Schelling për gazetën austriake Die Presse këtë të dielë.

Më tej ministri austriak citon se Greqia është përgjegjësja e vetme për dështimin e negociatave me kreditorët.

Parlamenti grek  miratoi sot në orët e para të mëngjesit referendumin e propozuar nga kiryeministri Aleksis Tsipras lidhur me ofertën e fundit të kreditorëve.

Referendumi u miratua me 178 vota pro dhe 120 kundër në parlamentin me 300 vende, ndërsa kryeministri grek u bëri thiorrje grekëve t'i thonë jo fyerjes nga ana e kreditorëve.

SHKARKO APP