Vasili-Bashës: Mosmirënjohës! Të dehu hashashi në Krujë. Eja përballemi në TV

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur fort akuzave që kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri sot ndaj LSI-së në Krujë.

Petrit Vasili i kujton Bashës se ka hequr dorë nga objektivi për të qenë Kryeministër. Në mesazhin e publikuar në Facebook, kreu i LSI i kujton Bashës edhe faktin që nuk është treguar mirënjohës ndaj askujt që e ka ndihmuar në politikë. “I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë”,- shkruan Vasili.

Sa për akuzat ndaj LSI, Vasili i kujton Bashës edhe disa biseda dhe takime të rëndësishme ku është folur për SH.P.K të kreut të PD dhe “gjëra të tjera”.

Veç përgjigjes ndaj akuzave, Petrit Vasili i bën dhe një ftesë Bashës për përballje televizive, duke i kujtuar se Edi Rama nuk ta “fërshëllen”, sepse të ka kthyer në vasal

Postimi i plotë i kreut të LSI-së në Facebook:

“I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.

Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.

Ky, Luli, është një shans edhe për ty”.

SHKARKO APP