Vazhdon replika Hila, Stefani

 

Nga Dritan Hila

Në të freskëtin mëngjes, lëçita të hidhurin haber: Dreqi e mori, Andrea Stefani më zbuloi që jam agjent i Sali Berishës dhe më demaskoi.

Por tej ironisë dhe pa modesti në përgjigjë të tijit status-tërkuzë në fb, doja ti thoja se fyelli im gazetaresk ka më shumë melodi nga ai i Stefanit që i bie vetëm vrimës së Berishës; se kam kritikuar Berishën dhe politikat e tij atëhere kur ishte në pushtet, dhe nuk merrem tani që shfaqet vetëm në facebook, si shenjë racionaliteti; se në Shqipëri është histori e vjetër që mendimin ndryshe, punonjës propagande si Stefani kanë dashur gjithmonë ta zhvlerësojnë me skenarë agjenturash; se nuk di si ta klasifikoj: si të lig kur aludon ndaj gjesteve fisnike si ai i dorëheqjes, apo mendjeshkurter; dhe se e majta shqiptare më dhimset më shumë nga sa ju dhimbset shumë emrave që karron e saj e kanë marë me qera deri sa ti nxjerrin fundin.

Dhe e fundmja në radhitje por e para nga rëndësia, Agolli nuk e ka mirëkuptuar, por thjesht i ka hapur rrugë. Ka punë me historinë.

SHKARKO APP