Vdekjet misterioze të kritikëve të Kremlinit

Një numër kritikësh të qeverisë ruse kanë vdekur në rrethana misterioze.

Më poshtë vijojnë disa prej këtyre vdekjeve:

Boris Berezovsky: Biznesmen që i vuri pasuritë në vitet ’90 pas privatizimeve të ndërmarrjeve sovjetike. Largohet në Britaninë e Madhe në vitin 2000 pas zënkës me presidentin Vladimir Putin. Vdiq i varur në shtëpinë e tij në mars 2013. Gjykata tha se nuk mund të përcaktohet nëse kishte vrarë veten apo e kishin vrarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sergei Magnitsky: Jurist që dyshohet se kishte bërë publik evazionin fiskal të kompanive të lidhura me Kremlinin. U burgos në nëntor 2008 me akuzën për evazion fiskal dhe vdiq në burg një vit më vonë. Një hetim tregoi se ishte rrahur keqas disa orë para vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natalia  Estemirova: Aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut për çështjet lidhur me Çeçeninë, ku edhe jetonte, u mor peng të persona të panjohur dhe u qëllua për vdekje në korrik 2009.

Alexander Litivinenko: Spiuni rus i shndërruar në informator të britanikëve besohet se u helmua në nëntor 2006 në Londër. Vdiq 22 ditë më vonë.

Anna Politkovskaya: Gazetarja investigative u qëllua për vdekje në apartamentin e saj në Moskë, më 7 tetor 2006. Raportoi abuzimet me të drejtat e njeriut në Çeçeni.

Boris  Nemtsov – Boris Nemtsov, lideri i opozitës antiPutin dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte në qendër të Moskës. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, politikani ishte shënjestër e katër plumbave. Nemtsov u godit nga persona që zbritën nga një makinë, pranë Kremlinit, sipas Juri Barminit, mik dhe bashkëpunëtor në luftërat politike të tij. Sipas medias, Nemtsov ishte në shoqërinë e një gruaje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?