Vendimi për largimin nga Gjykata e Lartë e Dvoranit ishte i drejtë por shumë i vonuar

Nga Eriol Braimllari –

Vendimi për largimin nga Gjykata e Lartë e Dvoranit ishte i drejtë por shumë i vonuar.

Nëse ky veprim do të ishte marrë kohë më parë, prej KLGJ apo vettingut, do mund të ishte shpëtuar sistemi nga veprimet e dëmshme që kundërshtonin pavarësinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet ta kishte marrë këtë vendim kohë më parë, në ushtrim të pavarur të kompetencave të tij si organ i drejtësisë së re pas reformës së 2016. Edhe hezitimi i treguar nga KLGJ duke zgjedhur t’i drejtohet misioneve të huaja të asistencës juridike për këtë çështje, tregon për një mungesë maturie në integritetin e pavarësinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo kohë e humbur ka prodhuar vendimarrje të gabuara në dëm të reformës së drejtësi, siç është edhe mungesa e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, që jo vetëm mohojnë të drejtat qytetarëve duke i lënë të pa mbrojtur nga vendimet arbitrare të institucioneve, por edhe kanë bllokuar integrimin europian të vendit.

Largimi nga detyra i Dvoranit është njëkohësisht fund i paligjshmërisë dhe mundësi e re.

Qoftë ky akt pozitiv i KLGJ sot një hap drejt një mundësie të re për rikthimin e zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve ligjore në mënyrë që sistemi të kthehet në shërbim të njerëzve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?