Veprimi i sotshëm tregon sa të madhe e kemi zemrën

Nga Aleksandër Biberaj-

Faleminderit doktoreve dhe infermiereve shqiptare qe shkuan sot ne itali per te ndihmuar popullin italian ne keto kohe te tmerrshme te tragjedise se shkaktuar nga coronavirusi!

Te dashur miq,

Deshiroj te falenderoj nga zemra, si dhe te shpreh respektin, konsideraten dhe mirenjohjne time te thelle per 30 mjeket dhe infermieret shqiptare qe shkuan sot ne Itali per te ndihmuar popullin italian ne keto dite teper te veshtira, ne kete tragjedi te shkaktuar nga coronavirusi.

Sakrifica e personelit shqiptar eshte edhe shenje e mirenjohjes sone si komb per ate qe kane bere italianet per ne, per vellezerit dhe motrat tane qe emigruan ne fillim te viteve ’90 ne Itali.

Natyrisht qe ne jemi komb i vogel dhe i varfer, dhe mundesitet tona jane mese modeste, por veprimi i sotshem tregon se zemeren e kemi te madhe!

Faleminderit shume dhe zoti i’u ruajte dhe ndihmofte!

SHKARKO APP