Vera e re në fuçinë e vjetër/ Për gazetarët e vërtetë, sidomos ata të terrenit
Nga Roland Qafoku për Fjala.al
Ka një sjellje ndryshe të publikut ndaj medias këto ditë të jashtëzakonshme të situatës me coronavirusin. Pas mjekëve dhe infermierëve, gazetarët janë më të kërkuarit dhe më të preferuarit, sepse ata janë kthyer në rripa transmesioni realë, mes asaj që ndodh në terren dhe publikut në shtëpi. Të izoluar prej gati dy javësh, të gjithë janë të etur të mësojnë gjithçka. Për këtë i mjafton pulti në dorëdhe në ekran marrin gjithë çfarë dëshirojnë. Ndërsa nëpër celularë dhe kompjutera, websitet dhe portalet kanë ditët e tyre më shikuara dhe klikuara, aq sa duket sikur janë në vëzhgim total.
Befas, ajo media e keqe, e blerë, e shitur, e ndarë në fronte lufte, disa të qeverisë, e disa me opozitën, për të njëjtin publik, u bë e mirë, profesionale, e kërkuar dhe raporti i publikut me të shkoi me rregullin “të mos lëmë asgjë pa parë, të mos lëmë asgjë pa lexuar”. Troç, populli shqiptar, në këtë situatë, i padetyruar nga ndonjë “ekspertiment”, kuptoi dhe konfirmoi se, pa median nuk mund të bëjë kurrë.Pas ilaçit mjekësor, ajo është ilaçi shpirtëror që të gjithë po e marrin këto ditë pa recetë. E vërtetë është që çdo gjë këto ditë rrotullohet rreth coronavirusit, por ky rrotullim bëhet nëpërmjet medias.
Po si ka mundësi që befas media shqiptare u bë positive, u bë e mirë dhe e kërkuar? Si ka mundësi që publiku shqiptar po e dëshiron shumë këto ditë?
Ka një arsye që është profesionale. Situata me coronavisurin është ndër më të rëndat, e cilësuar luftë, e deri apokaliptike. Dhe si e tillë, media po luan rolin ndër më kryesorët për ta njohur këtë situatë dhe për të gjetur zgjidhje për daljen prej saj. Sado pozicionim politik të ketë, lajmi dhe vetëm lajmi është mbreti i këtyre ditëve. Njerëzit duan të dinë sa ështëpërhapur sëmundja, sa të prekur ka dhe të vdekur. Kuështë rrezikshmëria më e madhe, si mund të ruhemi, si mund të mjekohemi dhe cilat janë këshillat e mjekëve. Si paraqitet kjo situatë nëpër botë e të tjera që vërtiten rreth këtyre. Dhe të gjitha këto ky popull i ka mësuar këto ditë vetëm nga media.
Përveç kësaj mbretërit e lajmit sot janë gazetarët e terrenit, reporterët. Është jo shumë e gjatë lista e gazetarëve që sot ne shikojmë mëngjes, drekë, darkë që raportojnë pikërisht atje ku është rreziku, nga spitalet, që ndjekin pas ambulancat,që intervistojnë nëpër autobusë e deri grumbullimet në rrugë dhe më tej akoma te policia, ushtria e gjithëfarësoj qëështë i angazhuar. Jam i bindur se nëse në një kohë të zakonshme do bëhej një sondazh, publiku mezi do t’i shquante emër për emër gazetarët e terrenit, sepse në majë të famës do ishin ata gjithollogët e studiove. Por këto ditë, i njëjti publik i njeh me emër dhe figurë reporterët Anila Hoxha, Sidorela Gjoni, Kristi Gongo, Elio Laze, Erjon Skendaj, Doriana Bezat, Arsen Rusta, Klementina Cenkollari, Marsela Karapanço, Xhensila Kodra, e të tjerë, që i informojnë në kohë reale se ç’ndodh cep më cep të Tiranës dhe Shqipërisë, por që nuk mbajnë dafina në kokë. Vetëm nëpërmjet tyre, publiku po kupton qartë se media shqiptare ka edhe gazetarë korrektë, që punojnë kokëulur dhe që sakrifikojnë për profesionin e tyre,e jo për para. (Të më falin ata reporterë të tjerë që nuk po ua përmend emrin, se kjo listë padyshim është më e gjatë). Këta gazetarë, e bashkë me ta edhe kameramanët dhe shoferët, janë heronjtë realë të medias, duke përcjellë te teleshikuesi gjithçka qëndodh përreth shumicës që e ndjek nga divani i shtëpisë.
Gazetarët amatorë, ata që vetëshpallen si gazetarë dhe krekosen se kanë mundësi të dalin në ekran, këto ditë janë ose në plan të dytë, ose kanë dalë nga qarkullimi. E vini re që janë zhdukur? Ku janë? Ku ndodhen? Përse nuk dalin në rrugë të raportojnë? Ata nuk dalin në terren se nuk e njohin terrenin, ata nuk kanë konceptetë qartë pë situata të tilla. Ata vijojnë të rrinë në zyra me kondicionerë dhe nuk dinë se ç’ndodh përrteh. E po në këtë situatë, publiku nuk ka nevojë për ta.
Analistët, ata që i kishin pushtuar mediat, sot janë në plan të dytë. Edhe pse disa tek tuk e “ngjyejnë” ndonjëherë duke bërë diçka sa për të thënë që jemi ende, ata janë më të zhvlerësuarit sot. Sa stonojnë kur dikush prej tyre japin edhe mendime për coronavirusin se ata i kanë mbushur mendjenj vetes se “jeta pa ta edhe mund të mos vazhdojë”.
Pikërisht kjo situatë po bën që vetë pronarët e mediave të televizoneve dhe gazetave po kuptojnë gjithnjë e më tepër këto ditë se investimi i tyre mëimirëi tyre në burimet njerëzore është dhe duhet të jetë te reporteri dhe gazetari i terrenit. Ai është dhe mbetet sektori bazë dhe se çdo gjë tjetër vjen pas tij.
Një arsye tjetër është që edhe vetë politika ka mundësi të pakta të manipulojë këto ditë. Një politikan mund të ndikojë te një analist në një ditë të zakonshme. Mund të furnizojë atë me versione të ngjarjeve sipas asaj që ai do, por një reporter që raporton nga terreni, e ka shumë më pak të mundur. Gazetari i terrenit ndodhet atje ku është ngjarja, ka me vete kameran që nuk gënjen kurrë dhe me zë dhe figurë tregon i pari.
Prandaj, sot, pas mjekëve dhe infermierëve, përtej vështirësive, është një moment ilumtur për medias në aspektin professional. Media ka marrë rëndësinë e saj të jashtëzakoshme. Një rëndësi që nuk ia dhanëgjithollogët e studiove, por repoterët, gazetarët e terrenit. Ata qëjanë përherë mbretërit e lajmit.