“Vetëm 560 mijë shqiptarë të kënaqur me qeverinë”
Nga Eduard Zaloshnja/Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar në terren nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetsim tregon se vetëm 25.4% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë. Nga ana tjetër, vetëm 13.8% janë të kënaqur me punën e opozitës. Të përkthyera në numër banorësh në moshë për të votuar, këto shifra tregojnë se vetëm 560 mijë prej tyre janë kënaqur me punën e qeverisë (nga 1 milion që votuan për të para 3 vjetësh), dhe vetëm 305 mijë janë të kënaqur me punën e opozitës (nga 680 mijë që votuan per të para 3 vjetësh).
Nga një sondazh që zhvillova para 6 muajsh, më rezultonte se vetëm 750 mijë banorë në moshë për të votuar ishin të kënaqur me punën e qeverisë. Gjë që se tregon se, në 6 muajt e fundit, është pakësuar edhe me 190 mijë numri i atyre që janë të kënaqur me punën e qeverisë.
Respublica.al